Secondary Adv

Windows 10 me permasat e nje USB

Share on Google+

Nëse jeni duke kërkuar për një kompjuter desktop të ri për gjëra të thjeshta dhe themelore si shfletimi i webit, filmat dhe punë jo komplekse, ju prezantojmë me kompjuterin Intel Compute Stick CS125.

 

Ky mini kompjuter i cili në dukje të jep përshtypjen e një USB-je, është diçka shumë më shumë komplekse dhe e rëndësishme në të njëjtën kohë. E veçanta përveç përmsave të saj është që kjo pajisje që në të vërtetë është një kompjuter njëjtë si një kompjuter normal por me ndryshime të vogla, transformon çdo monitor ose televizor me një port HDMI në një kompjuter Windows 10. Ky është ai fakt që e bën këtë pajisje të jashtëzakonshme, një teknologji e cila duket një mrekulli referuarasaj çfarë ofron.  

 

Kemi të bëjmë me një kompjuter i cili mund të mbahet kudo me vete dhe gjithashtu falë tij mund të kesh lehtësisht akses në çdo monitor apo televizor me një port HDMI. Thjesht vendosni këtë pajisje në formë USB të vogël në pjesën e pasme të çdo ekrani, qoftë ai monitor apo televizor dhe gjithashtu lidhni tastierën dhe mausin tuaj. Në një kohë të shpejtë dhe shumë thjeshtë ju keni para jush një kompjuter Windows 10 me një procesor Quad-Core Intel Atom x5 dhe grafikë Intel HD. 

  

Këto janë disa detaje kryesore nga produkti:

Intel Atom x5-Z8300 Quad-Core procesor

Windows 10 (32-bit)

Intel HD graphics

2 GB DDR3L 1600 MHz memory

Wireless të integruar 802.11ac (Intel Dual Band Wireless-AC 7265)

Një USB 3.0 dhe një USB 2.0

Bluetooth 4.0    

 


Më të lexuarat