Secondary Adv

Nje hije e projektuar do t’ju ndihmoje te mbroheni nga sulmet e banesave

Share on Google+

Imazhi nuk është asgjë më shumë se një hije e projektuar, por ajo që një kompani japoneze e menaxhimit të apartamenteve shpreson është mbrojtja dhe siguria e grave që jetojnë vetëm. 

 

Ende në proçesin e prototipit, "Njeriu pas Perdes" përdor një smartphone të lidhur me një projektor për të hedhur një hije në lëvizje të një burri që bën aktivitete të ndryshme fizike pas një perdeje. Konsumatorët mund të zgjedhin mes një shumësie skenarësh të ndryshëm që tregojnë një mashkull duke bërë boks, karate dhe madje duke lëkundur një shkop bejsbolli.

Për të përzier gjërat pak, njeriu shfaqur pas perdes mund të qetësohet dhe të bëjë gjëra më të zakonshme si duke u veshur, të qëndruarit me një kitarë apo edhe duke fshirë me fshesë korenti nëpër banesë.Sistemi u zhvillua për  të garantuar siguri tek ndërtesat e drejtuara nga Leopalace21 Corp, tha Keiichi Nakamura, drejtor i departamentit të reklamimit të firmës. Kërkesat e ardhura nga njerëz të ndryshëm e bënë kompaninë të mendojë për plane të mëdha dhe të fillojë të konsiderojë mundësinë që ta nxjerrë në shitje këtë pajisje sigurie.  Por  gjithashtu duhet përmendur se disa njerëz kanë pasur dyshime se sa e efektshme mund të jetë, tha Nakamura. 

 

Në veçanti, në rastin më të keq kriminelët mund të arrijnë të zbulojnë se "njeriu pas perdes", i cili kalon tërë kohën duke bërë boks në hije, në fakt do të thotë që një grua është e vetme brenda. Pra, ne do të dëshironim të komercializohemi pasi të shtojmë shumëllojshmëri, të tilla si lëshimi i një video të re çdo ditë.  

 


Më të lexuarat