Secondary Adv

Nje barist robot qe u sherben 400 klienteve ne dite

Share on Google+

Ditët e pritjes në një rradhë të gjatë në kafene për të marrë kafen tuaj, janë drejt fundit. E quajtur Café X, makineria e cila kushton 25.000 dollarë është e dizenjuar me një krah robotik Mitsubishi dhe është programuar me levizje të paracaktuara si përshembull kapja e filxhanëve të kafes dhe më pas mbushja e tyre me kafen e përftuar. 

 

Njësia robotike është e aftë të bëjë deri në 120 filxhanë kafe për orë dhe gjithashtu është në parim një kafene plotësisht funksionale nën një krah animatronic me gjashtë akse. Roboti përmbush rreth 300 ose 400 porosi në ditë dhe gjithashtu në të njëjtën kohë çmimet janë mbajtur të ulta. Cafe X Technologies shfaqi kioskën e parë në San Francisko vitin e kaluar, e cili kombinon të mësuarit e makinerive me robotikën. Ekipi i cili ndodhet pas këtij roboti është shprehur se ky robot është dizenjuar specifikisht për të eliminuar variablat që rrëzojnë eksperiencat e kafeneve të sotme. Gjithashtu ata shprehen se qëllimi nuk është të zëvendësojnë baristët ose mardhënien që klientët kanë me ta. 

 

Por ata shprehen se kanë parë mundësinë për të krijuar diçka më të bukur dhe më interesante se një makinetë e zakonshme për kafe e cila është e aftë gjithashtu të nxjerrë një kafe. Nga pikepamja e dizajnit qëllimi është ta bënin robotin të dukej mirë, prandaj edhe pajisja nuk ka sy të rrumbullakët apo një fytyrë siç ndodh zakonisht me robotët. Firma thotë se kjo kafene është e veçantë krahasuar me kafenetë e tjera për shkak të robotit, sepse ai eliminon rradhët e gjata duke reduktuar kohën në të cilën kafja juaj është gati dhe duke përgatitur në mënyrë të shpejtë disa kafe njëkohësisht. 

  

Robotiështë i mbështjellë në një akuarium të gjerë i cili ngjan me një kioskë, dhe gjithashtu me dritare të bëra me material pleksiglas. Roboti gjithashtu është i programuar për të kryer vetëm një sërë lëvizjesh të paracaktuara të cilat përfshijnë marrjjen e nje filxhani, hedhja e kafes në të dhe transportimi i saj deri tek dritarja aty ku klienti është duke qëndruar. 

 

Klientët mund të porosisin kafen e tyre ekspres tek kioska ose me anë të telefonit të tyre. Kur ata e porosisin tek kafeneja, u duhet vetëm të shtypin porosinë e tyre në sistem duke përdorur një tabletë dhe në më pak se një minutë roboti barist u sjell kafen e tyre. Cafe X gjithashtu ka ndërtuar sistemin i cili mer porosi nëpermjet telefonit. Përpara se të bëjnë kërkesën e tyre klientët duhet të shtypin një numër 4 shifror i cili dërgohet me anë të mesazhit ose shfaqet në aplikacionin e Cafe X për iOS dhe Android i cili bën të mundur që secili të marrë porosinë që dëshiron. 


Më të lexuarat