Secondary Adv

Pajisja qe dallon konsumin e lendeve narkotike

Share on Google+

Studiuesit në SHBA thonë se kanë krijuar një çip me kosto të ulët që mund të zbulojë lëndët narkotike në vetëm pak minuta.

 

Ekipi shpreson se kjo do të çojë në zhvillimin e një testuesi të lëvizshëm të këtyre lëndëve që mund të tregojë nëse një person ka konsumuar lëndë narkotike, pra lloje të drogave.   

 

Aktualisht, ata thotë se chipi mund të analizojë vetëm substancat e nxjerra nga gjaku, frymëmarrja, urina ose mostrat e pështymës duke përdorur një proces pastrimi. Një grup i sigurisë rrugore e kanë quajtur hulumtimin "emocionues" dhe në të njëjtën kohë mjaft efektiv dhe të nevojshëm duke qënë se në disa raste është e vështirë të dallosh nëse një person ka konsumuar realisht këto lëndë. Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve janë konsumimi i alkolit dhe drogës nga persona të cilat po drejtojnë makinën. Çipi i ri është i rëndësishëm, sepse kushton shumë pak për tu prodhuar. Këto gjetje kanë potencial për të përmirësuar shpejtësinë dhe saktësinë e testimit të drogës gjatë kontrolleve rrugore të automjeteve dhe drejtuesve të tyre. 

 

Sipas disa të dhënave shokuese, raste tëdrejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike ishte një faktor kyç në 81aksidente rrugore fatale në 2016 dhe është dukshëm një rrezik gjithnjë në rritje në rrugët tona. Ne po i bëjmë thirrje qeverisë të japë përparësi për miratimin e tipit të pajisjeve të shqyrtimit rrugor që mund të zbulojnë të gjitha substancat e ndaluara duke rritur në këtë mënyrë edhe sigurinë në rrugë. 

 

Ne krijuam çipin tonë duke depozituar shtresa të ndryshme të holla të materialeve në një përbërje të qelqtë, i cili ka kosto efektive dhe është në të njëjtën kohë i përshtatshëm për prodhimin në shkallë industriale." Universiteti e ka përshkruar chipin si një "tortë shtresash", në të cilën është një material izolues është vendosur në mes të një pasqyre argjendi dhe një shtrese materialesh të bëra nga ari dhe nanogrimca argjendi. Kur një substancë si kokaina vihet në sipërfaqen e çipit, drita është "e shpërndarë" dhe formon forma të njohura që veprojnë si gjurmë të gishtave, duke zbuluar atë që është e pranishme.  

 

Studiuesit thanë se chipi ishte zbuluar se funksiononte mirë pas 12 muaj në ruajtje. Faza tjetër e hulumtimit është krijimi i një pajisjeje testuese portative për zbulimin e kokainës. Studiuesit shpresojnë se chipi do të jetë në gjendje të zbulojë të gjitha substancat narkotike.


Më të lexuarat