Secondary Adv

Kepucet inteligjente nga Nike

Share on Google+

Nike ka dizajnuar një këpucë me një element që synon t'i ndihmojë njerëzit të veshin lehtësisht këpucët e tyre.   

 

Dhe, duket si një mini punë rutine e ndërtuar. Është në thelb një rrip transportues i ndërtuar në pjesën e poshtme të këpucës dhe 'i konfiguruar që në formë rrethore të krijojë hapësirë për këmbën e atij që e vesh këtë këpucë teksa këmba tenton të hyjë duke e tërhequr më pas atë drejt hapësirës së këpucës. Shpikja përfshin pjesën e poshtme të këpucës, një e sipërme e konfiguruar për të formuar një hapësirë ​​midis pjesës së sipërme asaj të fundit ose ndryshe shtrojës", e cila është "e konfiguruar të pranojë dhe të sigurojë këmbën e një përdoruesi". Kjo gjithashtu nënkupton që shpikja mund të motorizohet, duke qënë se shoqërohet me një mekanizëm aktivizimi, si dhe njëmekanizëm për të zbuluar praninë e një këmbë. 

 

Gjithashtu mund të ketë një bateri të rikarikueshme bashkë me një gjenerator të energjisë kinetike, të tilla si një gjenerator piezoelektrik ose një mekanizëm tjetër i përshtatshëm për prodhimin e energjisë. Piezolektriciteti është aftësia për të gjeneruar energji elektrike duke aplikuar presion ndaj një materiali. Kjo është një  karakteristikë e materialeve të tilla si kuarci, të cilat mund të konvertojnë energjinë mekanike në energji elektrike dhe anasjelltas. Materialet e tjera që kanë këtë karakteristikë përfshijnë kockat, tendinat dhe druri. Rripi transportues mund të ndihmojë përdoruesin e këtyre këpucëve ti heqë ato në fund të ditës, duke kursyer sekondat e humbura të përpjekjes për të hequr këpucët pa zgjidhur ende lidhëset. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vetëm për shkak se Nike ka paraqitur një shpikje e cila është ende në fazen e një projekti nuk do të thotë se kompania atletike  ka plane për të ecur përpara me dizajnin.

 

 

 

 


Më të lexuarat