Secondary Adv

Boston Dynamics, roboti qe vrapon dhe kapercen pengesat

Share on Google+

Robotët e Boston Dynamics duken më natyrale dhe më të mahnitshëm në secilën nga pamjet dhe videot e paraqitura nga kompania duke treguar përparimin e fundit të robotëve Atlas dhe SpotMini. 

 

Klipet nuk zbulojnë shumë detaje apo gjëra që ne nuk i kemi parë më parë, por të dy tregojnë se si natyrshëm këta robotë janë në gjendje të lëvizin. Në një video, Atlas, një robot humanoid, teksa ecën përgjatë një oborri me bar që vënde vënde duket të jetë i pjerrët. Teksa roboti has pengesa të tilla, pra teksa ai duket se shkel në një terren të pjerrët atëherë vërehet se roboti ndalon në një moment që të hidhet mbi një trung peme; dhe nërsa kujtojmë se sa shumë ka përparuar teknologjia robotike dhe si rrjedhojë edhe robotët dhe aftësitë e tyre, atëherë themi se nuk është tamam një surprizë që roboti mund të arrijë të bëjë një lëvizje të tillë.  

 

Në një video tjetër, roboti i cili ka pamjen e një qeni, SpotMini lëviz përreth një zyrë dhe tregon aftësinë e tij për t'u ngjitur lart e poshtë shkallëve pa asnjë problem. Boston Dynamics thotë se një operator fillimisht iu desh të drejtonte robotin përmes të njëjtit drejtim që ai ndërmer vetë tashmë në video, në mënyrë që të mund të krijonte një hartë  të zonës për ta përdorur më pas roboti në lëvizje autonome. Pra tashmë roboti përdor ato njohuri për të vepruar në mënyrë autonome, duke përdorur kamerat për të shmangur pengesat. Ajo çfarë është akoma më e pabesueshme rreth robotëve të krijuar nga kjo kompani është se një prej robotëve mund të vrapojë përveçse të kapërcejë pengesat. Një gjë e tillë e sjell teknologjinë robotike shumë pranë hapave njërëzorë, ajo çfarë çdo ditë shohim është se robotët po perfeksionohen përherë e më shumë, madje duke synuar të ngjajnë me vetë njerëzit.  

 


Më të lexuarat