Secondary Adv

Nje pajisje gjurmuese per sigurine e femijes tuaj

Share on Google+

Gjurmuesi STI GL300 me GPS i cili gjurmon dhe ju dërgon juve të dhëna në kohë reale ka përmasa relativisht të vogla.

 

Ai ka madhësinë pak a shumë të një shkrepseje dhe është mjaft praktik pasi mund të vendoset dhe përdoret kudo. Ky gjurmues ju dërgon juve të dhëna ose ndryshe raportime mbi vendodhjen e personave që e mbajnë atë. 

 

Në këtë mënyrë ju mund ta përdorni atë në çdo rast, qoftë për të gjurmues nje automjet pra mund ta lidhni me makinën tuaj, ose me një person, të dhënat mbi vendodhjen e të cilit janë në interesin tuaj. Ajo çfarë e bën këtë pajisje më të dobishme është se nëse ju shqetëson vendodhja e fëmijës apo ndoshta edhe e një të moshuari per tu kujdesur që ata të kthehen të sigurt në shtëpi, falë kësaj pajisje ky nuk do të jetë më një shqetësim. Pajisja ka një sërë treguesish LED të cilët tregojnë forcën e GPS dhe statusin e baterisë.  

Ekziston edhe një SOS Button që kur shtypet dërgon një njoftim të menjëhershëm të vendndodhjes së pajisjes, kështu që nëse ju ose kushdo që ka GI300 është në rrezik, kjo pajisje Spy Tech mund të vërë në dijeni një të afërmin tuaj mbi vendodhjen tuaj aktuale. Për shkak se është kaq i vogël dhe kompakt me jetëgjatësi të baterisë, mundësitë e gjurmimit të GL300 janë pothuajse të pafundme. Nëse dëshironi të siguroheni që fëmija juaj po shkon në shkollë dhe të kthehet në shtëpi në mënyrë të sigurt, thjesht vendosni një pajisje të tillë në shpinën e tij ose të saj.  

 

Në rast se doni ta përdorni këtë pajisje për makinë ju gjithashtu mund të siguroni që kurrë nuk do të zbulohet duke blerë një kasë magnetike, të papërshkueshme nga uji në të cilën fusni GL300 nën makinë. Ne të gjithë e dimë se çdo gjurmues GPS është po aq i mirë sa specifika dhe saktësia e pozicionit. Gjithçka ju duhet të bëni për të ndjekur lëvizjen e tij është të hyni në faqen e internetit të ndjekjes së GPS duke përdorur smartphone tuaj ose pc. 

  

Faqja ju  jep juve akses në disa veçori premium që mund të përshtatni për të përmbushur nevojat tuaja, si alarme të personalizueshme që ju dërgojnë thirrje në telefonin tuaj ose njoftime me email kur ato aktivizohen. Nëse doni të siguroni që makina juaj të mos dalë jashtë një kufiri të caktuar, mund të vendosni një kufi rreth rrugëve të preferuara dhe të merrni një alarm nëse këto kufij janë kaluar. Ju gjithashtu mund të ruani deri në një vit të të dhënat historike të ndjekjes, kështu që të dhënat janë atje kur keni nevojë për to. Le të mos harrojmë për jetëgjatësinë e baterisë. Meqenëse për shumicën prej nesh është shqetësuesfakti që bateritë e pajisjeve  mbarojnë shpejt, ky gjurmues vjen me një bateri që zgjat dy javë, gjë që është në rregull. Por një alternativë akoma më e mirë 6 mujore është gjithashtu në dispozicion nga Spy Tec.


Më të lexuarat