
10 ndertesat me te mira qe do te ndertohen gjate 2015
Nga hoteli në formë gjarpëri në Norvegji, tek stadiumi i futbollit nga Herzog & de Meuron dhe ndërtimin i Bjarke Ingels në New York, këto janë në mesin e projekteve arkitekturore më të mira për këtë vit. Faqja prestigjose e arkitekturës Dezeen, ka publikuar një listë me 10 projekte, të cilat do të përfundojnë në 2015-ën. Më poshtë kemi përzgjedhur 10 nga këto projekte.
57 West, SHBA, nga BIG
Firma e ndërtimit BIG është drejt përfundimit të një blloku banimi të quajtur Bjarke Ingels në Nju Jork. Ndërtesa është në formë trekëndëshi dhe ka rreth 600 apartamente, një lulishte si dhe një pamje mbreslënëse nga lumi Hudson.
Stadiumi i Bordeaux Atlantique, Francë, nga Herzog & de Meuron
Kampionati i ardhshëm i futbollit Evropian është në 2016, por stadiumi i ri Herzog & de Meuron i Bordeaux do të përfundojë një vit më parë për të pritur ndeshjen e parë në maj të 2016-ës. Kolona të holla të bardha janë pikë mbështese për çatinë drejtkëndëshe të arenës me 42.000 mijë vende.
Lumi në Grace Fermat, SHBA, nga Sanaa
Studio Japonese Sanaa do të përfundojë në 2015 një ndërtesë dredha-dredha të përbërë nga qelqi, betoni, çeliku dhe druri në një rezervat natyre prej 30 hektarësh në Grace Fermat, Konektikat.
Hotel Opera nga Snohetta ne LOFOTEN, Norvegji
I vetmi hotel në listën tonë është kjo strukturë në formë gjarpëri e projektuar nga firma e arkitekturës Snøhetta në një dalje shkëmbore në arkipelagun LOFOTEN të Norvegjisë. Ndërtesa ka si qëllim që të ofrojë ndjenjën e të qenit në mes të katër elementeve, duke ofruar një pamje nga deti. Objekti do të përfshijë një SPA dhe një amfiteatër.
Qenda performuese e arteve Taipei nga OMA, Tajvan
Studio e arkitekturës OMA duket se ka vendosur që të ketë një vit të ngarkuar në 2015-ën. Ky kompleks teatëri është një nga disa projekte që firma Rem Koolhaas do të përfundojë këtë vit. E ndërtuar rreth një kubi transparent, qëndra kulturore do të përmbajë dy auditorë: teatrin e madh 1500 vendesh dhe një playhouse me 800 vende.
Newport Street Gallery, UK, nga Caruso St John
Ndërtesat e reja që do ti shtohen Londrës në 2015-ën duket se do të përfshijnë edhe një galeri të re për Damien Hirst, e cila do të përmbajë punët e vetë artistit britanik dhe një pjesë nga Francis Bacon dhe Jeff Koons. E projektuar nga arkitekti Caruso St John, galeria do të zërë një rresht të depos së konvertuar në teatër, e shoqëruar nga dy strukturat të reja. Hapja e galerisë është parashikuar për në fillim të kësajvere.
Pavioni i Vietnamit në Expo Milano 2015 nga Arkitektët Vo Trong Nghia
Expo Milano 2015 është parashikuar që të bëhet një nga pikat kryesore arkitektonike të kësaj vere. Vietnami do të prezantohet me padyshim me një nga ndërtesat më të bukura të para deri më tani. Studio e arkitekturës Vo Trong Nghia ka projektuar një ndërtesë të ndërtuar nga druri i bambusë, që të jep idenë e pemëve gjigande tropikale.
Broad, SHBA, nga Diller Scofidio + Renfro Galeria e re e artit
Diller Scofidio + Renfro në qendër të Los Angeles do të hapë dyert e saj këtë vjeshtë që vjen. Në të do të prezantohen mbi 2000 vepra artit të pasluftës dhe koleksionin filantropist të Elit dhe Edythe Broad. Ndërtesa do të ketë një strukture skeletore nga betoni të veshur me xham. Brenda, vizitorët do të ngjiten në një shkallë lëvizëse 32 metra për të arritur në hapësirën kryesore të galerisë.
Një shtëpi për Essex nga FAT dhe Grayson Perry, UK
Një nga projektet më prestigjioze të parashikuara në projektin e Alain de Botton-së është një seri projektesh për shtëpi pushimi, një bashkëpunim midis studio FAT dhe artistit Grayson Perry. Shtëpia është e frymëzuar nga një përzierje e shtëpive të përrallave dhe ato të jetës së vërtetë. Forma është e cuditshme, por njëkohësisht fasadat janë të veshura me tulla në ngjyra të ndryshme.
Huangshan Mountain Village nga MAD, Kinë
Studio MAD me bazë në Pekin ka përfunduar një fshat malor me blloqe banimi të projektuara sipas terrenit malor. E vendosur pranë Maleve Huangshan në Kinën lindore, kompleksi do të ofrojë 700 apartamente, një hotel dhe objekte të ndryshme të tjera për komunitetin.
Më të lexuarat








