Secondary Adv

10 vendet me koston me te ulet te jeteses ne bote

Share on Google+

Gjithnjë e më shumë, ekonomia botërore vazhdon të luhatet. Kjo e bën të vështirë të mbash gjurmët e vendeve më të shtrenjta dhe më pak të shtrenjta për të jetuar në botë.

 

Megjithatë, janë bërë anketa të ndryshme për të përcaktuar koston e jetesës së vendeve të ndryshme anembanë globit. Është gjë e rëndësishme të njohësh koston e jetesës së vendit ku je ose do të qëndrosh. Me këtë ju mund të përcaktoni nëse mund të përballoni të jetoni atje me pagën që merrni në vit. Këtu është një listë e vendeve më të lira të botës për të jetuar në vitin 2018. Disa prej emrave pritet të jenë në listë, por disa emra mund t'ju befasojnë. 

 

10.Panama/kostoja e jetesës për person: 525$ në muaj

Qiraja e shtëpive në fakt është pak më e shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera në listë por plazhet me rërë të bardhë, dielli tropikal dhe pyjet tropikale do ta kompensonin disa herë atë. 

9. Indi/ kostoja e jetesës për person: 400$ në muaj

India është një nga vendet më të lira për të jetuar. Me më pak se 400 dollarë në muaj me qira dhe shërbimet e përfshira, në të mirën e saj. Ju mund të kurseni edhe një buxhet të vogël nga shuma e përmendur dhe të shkoni për të udhëtuar nëpër vend i cili është i pasur në vlerën e tij të trashëgimisë. Ndihmësit si shërbëtoret ose shoferët të cilët janë një luks për njerëzit e tjerë të vendit mund të punësohen këtu edhe në paga minimale. 

8. Guatemala/ kostoja e jetesës për person: 400$ në muaj

Guatemala ka një histori të pasur me kulturën Maja dhe në këtë mënyrë një pjesë e mirë e vendit ka mjaftueshëm vende të cilat ju mund ti shëtisni në rast se jeni një fans i kulturës antike. Gjithashtu vendi është i famshëm për kafen, në këtë mënyrë ju gjithashtu mund të shijoni një kafe të traditës së zonës teksa gjendeni aty.

 

7. Tajlandë/ kostoja e jetesës për person: 370$ në muaj

Tailanda ka një jetë nate mjaft të gjallë e cila është e disponueshme për banorët e këtij vendi nën një kosto relativisht të ulët. Gjithsesi ky vend mund të bëhet ndoshta paksa i rrezikshëm nëse përfshiheni në fusha të gabuara. 

 

6. Vietnam/ kostoja e jetesës për person: 350$ në muaj

Vietnami është një vend i mrekullueshëm për tu vendosur sidomos për ata të cilët e adhurojnë ushqimin. Kuzhina vendase është fantastike, dhe duke qënë se çdo gjë është e rritur nështëpi, atëherë ajo është gjithashtu e lirë. Ky është një nga vendet ku kamarieri nuk pranon në mënyrë absolute bakshishe. Kështu ju mund të vizitoni restorantet me një buxhet ditor minimal, pa qënë nevoja pra të shpenzoni shumë.  

5. Belize/ kostoja e jetesës për person: 280$ në muaj

Belizeja e ngrohtë dhe plot diell, është cuditërisht e lirë, pra me një kosto jetese mjaft të lirë, duke pasur parasysh destinacionet popullore turistike dhe bumin e industrisë së turizmit që i ka dhënë një gjë e tillë. Është midis Guatemalës dhe Meksikës. Është gjithashtu një nga vendet më të famshme të daljes në pension të planetit. 

 

4. Malajzi/ kostoja e jetesës për person: 280$ në muaj

Kjo është një hyrje mjaft surprizë në listë sepse vendi pothuajse  binjak i saj, Singapori për momentin është vendi më i kushtueshëm për të jetuar në planet . Sidoqoftë, vendi gjithnjë popullor në Azinë Jugore është një nga vendet më të lira për të jetuar. Dhe ofron kushte jashtëzakonisht të mira jetese nëse gjeni njerëzit e duhur për të bashkëvepruar me ta dhe vendin e duhur për të banuar.

 

3. Shqipëri/ kostoja e jetesës për person: 250$ në muaj

Është një vend piktoresk, por që gjendet paksa në zonën e ftohtë. Ajo ka një trashëgimi të pasur, shtëpi të bukura të vjetra , kështjella dhe kala për të parë gjatë kohës së lirë. Shqipëria është një vend i pazakonta për vendbanim nëse keni shumë opsione të tjera. Kështu, shumica e vendit ka më shumë qytete origjinale sesa qytete kaotike.

 

2. Nicaragua/ kostoja e jetesës për person: 190$ në muaj  

Ky është vendi më i madh i Amerikës Qendrore, por çuditërisht ka kosto shumë më të ulët të jetesës sesa fqinjët e saj. Kjo do të përmirësojë mënyrën tuaj të jetesës si asnjë vend tjetër në listë. Bukuria skenike e vendit i shtohet listës së elementeve pozitive që ka ky vend.

 

1. Nepal/ kostoja e jetesës për person: 120$ në muaj  

I ndodhur strategjikisht midis dy supergjigantëve aziatikë në rritje, Indisë dhe Kinës, Nepali ka qenë gjithmonë i një rëndësie të madhe. Kohët e fundit, qeverisja e Nepalit ndryshoi nga sistemi i vjetër i Monarkisë dhe vendi mori kushtetutën e re. Kjo ka destabilizuar kushtet politike dhe ekonomike të vendit duke e bërë atë pak më të përballueshme. Sidoqoftë, pavarësisht nga bukuria e saj natyrore e të qenit të mbuluar nga Himalajet, Nepali nuk mund të jetë vendi më i qetë për t'u vendosur për momentin.


Më të lexuarat