Secondary Adv

Qualcomm dhe Facebook do te sjellin shpejtesine gigabit te internetit

Share on Google+

Ngjarja e madhe e rradhës e cila pritet të ndodhë në konunikimin me wireless është rrjeti 5G por një gjë e tillë nuk do të thotë që Wi-Fi nuk do të përmirësohet gjithashtu

 

Kompania Qualcomm, e cila është në pritje të teknologjisë 5G, sapo ka njoftuar se është duke punuar me Facebook në një projekt për të sjellë teknologjinë e shpejtë Wi-Fi në zonat e banuara. Kompania Qualcomm dhe Facebook do të fillojnë testet e kësaj teknologjie vetëm në mes të vitit 2019, kështu që duhet të kalojë shumë kohë për të parë rezultatet e testimit edhe në fusha komerciale. Kompania Qualcomm e cila është nismëtare e këtij projekti i cili do të ketë gjithashtu bashkëpunëtor edhe Facebook, ende nuk ka bërë me dije se cilat do të jenë ato tregje që do të përfshihen në fazën e parë të testimit. Por Qualcomm shpjegoi në një njoftim për shtyp se po punon me teknologjinë Terragraph të Facebook për të ofruar Wi-Fi me shpejtësi të lartë "përmes zhvillimit të një sistemi wireless të bazuar në teknologjinë 60GHz". 

 

Këto teknologji do t'u mundësojnë operatorëve të përmirësojnë shpejtësinë, efikasitetin dhe cilësinë e lidhjes së internetit në mbarë botën në vetëm një pjesë të kostos së shpërndarjes përmes fibrave. Pra, çfarë do të thotë kjo në aspektin e shpejtësisë aktuale për konsumatorët? Kontrolluesi cloud i Terragraph dhe arkitektura TDMA e shoqëruar me normën e lidhjes prej10 Gbps nga Qualcomm Technologies, konsumin e ulët të energjisë dhe teknikat e zbutjes së hershme të ndërhyrjes do të ndihmojnë lidhjen gigabit me realitetin, tha zëvendëspresidenti i Qualcomm Atheros, Irvind Ghai. Me fjalë të tjera, mund të prisni shpejtësi që do të jenë dukshëm më të shpejta se teknologjia konvencionale Wi-Fi, edhe në territorin e Gigabit.  

 

Facebook prezantoi projektin e saj Terragraph në F8 2016. Është në thelb një rrjet Wi-Fi me shpejtësi të lartë i cili mund të vendoset jashtë në zonat urbane. Terragraph punon mbi frekuencën e valëve milimetër si spektri i pa licencuar 60GHz, i cili është ai që bën të mundur lidhjen me shpejtësi të lartë Wi-Fi.


Më të lexuarat