
Shqiperia, nje nga 20 destinacionet e 2015-es
Prestigjiozja britanike "The Telegraph" e rendit vendin tonë në vendet e synuara të vitit pasardhës Shqipëria ndodhet në listën e 20 destinacioneve turistike për vitin 2015. Në një artikull nga “The Telegraph” vendi ynë përshkruhet si “një nga vendet më pak të zbuluara, por që është keqkuptuar më shpesh në Ballkan”.
Lista me 20 vendet që duhen vizituar në 2015-ën
1-Miami Beach, Florida, SHBA
2- Memphis, SHBA
3- Shqipëria
4- Butan, Azi
5- Magna Carta, Linkoln, Angli
6- Uruguaj
7- Xhibuti, Afrikë
8- Champagne, Francë
9- Ischgl, Austri
10- Malaga, Spanjë
11- Alpet, Zermatt, Zvicër
12- Plzen, Ceki
13-Vietnam
14- Santiago, Kubë
15- Nelson dhe Marlborough, Zelandë e Re
16- Chettinadu, Indi
17- Sri Lanka
18- Okinawa, Japoni
19- Essaouira, Marok
20- Sligo, Irlandë
Artikulli shkruan se, më tepër se 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, turizmi është ende një aspekt relativisht i pazhvilluar, ku grekët, italianët dhe shqiptarët janë vizitorët më të shpeshtë të bregdetit. Përtej bregdetit të Shqipërisë, vende të tjera interesante janë fshatrat e kohës së Perandorisë Osmane, peizazhet e rralla, thesaret arkeologjike, jeta e egër dhe jeta bujqësore që mbetet e pandryshuar në zonat rurale.
Shqiperia
Shkruesi i artikullit rrëfen se në vizitën e fundit në Sarandë, mbeti i mahnitur nga fakti se ky “vend krenar” ndodhet në kryqëzime turistike. Duke marrë parasysh vendndodhjen në Adriatik, që është për t’u pasur zili, sipas artikullit, midis Greqisë dhe Malit të Zi, shumëkush mund ta vrasë mendjen se për sa kohë bregdeti mund të mbetet i padëmtuar. Me plazhe të gjata në Adriatik, një histori interesante dhe vetëm disa turistë kureshtarë, Shqipëria është gati për t’u vizituar në vitin 2015.
Ky vend ish- komunist, jashtë kufijve për thuajse gjithë shekullin e 20-të për shumicën e turistëve kureshtarë, mbetet ndër më pak të zbuluarit dhe, disa mund të argumentojnë, më i keqkuptuari i shteteve të Ballkanit. Më shumë se 20 vjet pas rënies së komunizmit, turizmi këtu është ende në një nivel të ulët, me grekët, italianët dhe shqiptarët emigrantë që përbëjnë shumicën e vizitorëve në vendpushimet kozmopolitane bregdetare.
Larg nga bregu, disa nga bukuritë e Shqipërisë përfshijnë fshatra si në kohën otomane, peizazhe mahnitëse, thesare arkeologjike, kafshë të egra të bollshme dhe zona rurale me një stil jetese të pandryshuar prej shekujsh.
Gjatë një vizite së fundmi në Sarandë, në jug të vendit, më bëri shumë përshtypje ndjenja se ky komb krenar është në një udhëkryq të turizmit. Ka një oreks të pangopur për të ndërtuar, çka ka bërë që në 20 vite, Saranda, një qytet i vogël bregdetar me shtëpi prej guri të mbushet me hotele dhe apartamente.
Nisur nga pozicioni i lakmueshëm i Shqipërisë në Adriatik, e futur si sanduiç mes Greqisë dhe Malit të Zi, dikush mund të pyesë se edhe sa kohë do mbetet ky vend i paprekur. Prandaj, me një seri turesh të reja të planifikuara për vitin 2015, është koha që të shkoni atje. Ju siguroj që do gjeni një mirëpritje shumë të ngrohtë. Kur një kamarier në Sarandë dëgjoi theksin tim anglez, tavolina ime mori menjëherë një trajtim prej VIP-i, ndërkohë që klientët e tjerë shihnin.
Gjatë një udhëtimi në një rrugë malore, hapa krahun në një rrugë me pluhur. Menjëherë gratë me shami me ngjyra të ndezura nxorën kokën nga dritaret dhe më buzëqeshnin në mënyrë inkurajuese.
“Anglisht?” Më drejtuan direkt te ajo që ishte dikur shtëpia më madhështore në fshat, tanimë e rrënuar, ku u takova me një grua, që kujdesej me dashuri për një kopsht me perime. Pasi më pa, mori një domate nga kopshti dhe ma zgjati. Ishte e ëmbël, e pjekur dhe dukshëm shqiptare.
Më të lexuarat








