
Sistemi FIRESTOP, Jeto i sigurte nepermjet inovacionit dhe edukimit
Menaxherët e kujdesit shëndetësor, telekomunikacionit, projektuesit e të dhënave si dhe elektricistët e dinë më mirë se cdo person tjetër rëndësinë e sigurisë së jetës dhe ruajtjen e aseteve.
Kur vjen puna tek zgjedhja e duhur për menaxhimin kabllor, ata e dinë se produkti i duhur i drejtohet një numri të madh kriteresh përsa i përket performancës. Aspektet përfshijnë instalimin e shpejtë dhe në mënyrën e duhur, lehtësinë në depërtimin kabllor dhe ri-depërtimin, aftësitë superiore për të kufizuar pentrimin e tymit nga 0-100% të kapacitetit.
Kompania Hilti ofron zgjidhje të menaxhimit kabllor për një shumëllojshmëri penetrimesh, të reja dhe në ato ekzistuese.
Po cila është zgjidhja që përputhet më mirë me kërkesën tuaj?
-Penetrimet e reja ose ato ekzistuese
Objektet mund të përmbajnë kanale ajrimi të reja dhe ekzistuese të cilat kërkojnë përdorimin e sistemit “Firestop”. Cështja është se secili prej nesh duhet të kuptojë se cilat janë opsionet më të përshtatshmë për të ndihmuar në përdorimin e një sistemi efikas dhe sa me eficent, duke reduktuar kostot dhe mbrojtuar asetet.
Kabllot e reja mund të izolohen me ngjites dhe bokulla pas instalimit, ose me pajisje që janë instaluar në mur ose në dysheme para se kabllot të tërhiqen. Në kabllot ekzistuese sistemi firestop do të aplikohet në hapjet e parregullta duke bërë të mundur izolimin e kanaleve elektrike dhe të ajrimit në mënyrë efikase.
-Kanale penetrimi më të vogla se diametër 4, ose më të mëdha
Përcaktimi i madhësisë së hapjes në dysheme ose në mur ju ndihmon që të zgjidhni produktin më të mirë “firestop” për aplikimin tuaj. Hapjet e mëdha (zakonisht më të mëdha se dimametri 4) mund të izolohen me blloqe, llac dhe shkumë.
Këto produkte shërbejnë për të mbyllur edhe hapje të mëdha, të parregullta me ose penetrime të shumta dhe me hapësirë të madhe. Për penetrimet e vogla (zakonisht më pak se 4), pajisjet firestop, bokullat dhe prizat punojnë më mirë nëse ato janë të pentruar në diametër 2 deri në 4.
Frekuenca e ri-depërtimit; zonat e larta, të moderuara ose me volum të madh penetrimi
Duke ditur se shpesh penetrimet do të ri-depërtojnë mund të na ndihmojë në përcaktimin se cili produkt duhet zgjedhur. Vendi ku aplikacionet elektrike janë modifikuar në mënyrë të rregullt ekzistojnë në objektet e zyrave qendrore, qendrat e të dhënave kompjuterike, ndërtesa tregtare, objektet e kujdesit shëndetësor, spitale dhe laboratorë.
Duke ditur që ngarkesa në këto zona është tepër e lartë do të jetë më e përshtatshme për një pajisje që lejon kabllot e reja që të vendoset “firestop” ose në ato ekzistuese pa u dëmtuar. Në ato zona më kanale elektrike, ajrimi, etj që janë projektuar për zona jo me shumë fluks, do të ishtë mirë që të rivendosej sistemi “Firestop”që më është i përshtatshëm ose të modifikohet ai ekzistues. Penetrimet e ulëta në mënyrë tipike përmbajë priza, ngjites ose stuko dhe kanë mbetur përgjithësisht të paprekur pas instalimit.
Si instalohet?
Më të lexuarat








