Secondary Adv

Intel sjell laptopin me dy ekrane

Share on Google+

Intel, një ndër prodhuesit më të madhenj të kompjuterave, prej dy vitesh është duke punuar për krijimin e kompjuterave me dy ekrane.  

 

Gjatë kësaj jave Intel pas dy vitesh përpjekje dhe punë për krijimin e këtyre kompjuterave, ka filluar të shfaqë disa prej koncepteve të dizajnit të kompjuterave me dy ekrane. Pc World ka raportuar se kompania Intel ka krijuar pajisjet prototipe të cilat kanë dy ekrane. Një pajisje prototipe me ekrane EPD duket më shumë si një blloku shënimesh se sa një kompjuter tradicional, duke qënë se ka një lidhje në mes që të jep idenë e një lidhje me mëntesha e cila në këtë rast bashkon dy ekranet dhe i bën ato të paloshsme. Një tjetër prototip i Intel përdor dy ekrane të zakonshme dhe mbyllet ngjashëm me Lenovo’s Yoga Book. Një tastierë mund të shfaqet në njërin nga ekranet në mënyrë që tu japë mundësinë përdoruesve ta përdorin atë si një laptop i zakonshëm. 

 

Ndyshimi në këtë mes është që ndryshe nga një laptop i zakonshëm, dizajni i prototipit nga Intel është një laptop pa tastierë të prekshme, por një tastierë e cila shfaqet në ekran. Pra në këtë rast të duhet të shkruash mbë një xham dhe jo ne taste të vërteta. Intel e ka quajtur projektin me kodin Tiger Rapids dhe duhet thënë se zbulimi i pajisjeve të reja të kompanisë vjen në një kohë mjaft interesante. Microsoftgjithashtu ka kohë që përflitet se është duke punuar në një pajisje me ekran të dyfishtë i cili përthyhet. Pajisja e Microsoft e koduar me emrin Andromeda, thuhet se do të përfshijë një procesor Qualcomm ARM. Bazuar në atë që përfliten kohët e fundit se do të jenë pajisjet kompjuterike të cilat do të jenë së shpejti pjesë e tregut, edhe Dell gjithashtu do të vijë me një model të ri kompjuteri. Njësoj si edhe dy kompanitë e tjera, Dell mendohet se do të sjellë një pajisje me dy ekrane e cila gjithashtu do të jetë e pajisur me një procesor ARM.

  

 Me gjithë këto fjalë që qarkullojnë lidhur me pajisje të tjera konkuruese, është e kuptueshme që Intel dëshiron të bëjë të gjithë me dije rreth koncepteve të projekteve të saj. Intel gjithashtu mendohet se nuk do ti përdorë këto koncepte vetëm për vete. Intel është duke ndarë me partnerë të saj të ndryshëm, konceptet e reja për kompjuterat me ekran të dyfishtë. OEM partners, Asus dhe Lenovo gjithashtu janë duke krijuar pajisje të cilat janë inspiruar nga konceptet e Intel. 


Më të lexuarat