Secondary Adv

Pajisja qe lidh trurin me kompjuterin

Share on Google+

Projekti CTRL-Labs bën bashkëveprimin e trurit me makineritë, të cilat janë pajisje që përkthejnë aktivitetin mendor në veprim dixhital. 

 

Shumë kompani janë të interesuara për këtë teknologji; Facebook, për shembull, zbuloi një  sistem eksperimental për shtypjen e mendimeve vitin e kaluar. Për shumë prej tyre, qëllimi përfundimtar është një linjë e drejtpërdrejtë me trurin e njeriut, i cili është ende teknikisht i vështirë dhe potencialisht i rrezikshëm. CTRL-Labs po përpiqet të kryejë të njëjtat funksione me një pajisje me elektrodë që lidhet rreth kyçit të dorës. CTRL-Labs, i quajtur fillimisht "Cognescent", u themelua nga Reardon, Patrick Kaifosh dhe Tim Machado. Ata e kanë krijuar projektin në programin neuroscience të Universitetit Columbia dhe ndërsa po ndërtojnë dekada të hulumtimeve, ata shpresojnë ta kthejnë atë në ndërveprimin e parë të trurit me sistemin e kompjuterit.  

 

Tani për tani, kompania po shfaq një pjesë të vogël të aplikacioneve me një shirit prototip masiv i cili kur vihet në punë, të krijon ndjesinë e një magjie. Puna e CTRL-Labs është e ndërtuar në një teknologji të njohur si elektromiografi diferenciale, ose EMG. Shiriti në brendësi është i veshur me elektroda, dhe ndërsa ato prekin lëkurën, matin pulsin elektrik përgjatë neuroneve në krahun e atij që po e përdor këtë pajisje. Këto qeliza po transmetojnë urdhra nga truri tek muskujt, kështu që po sinjalizojnë qëllimet në trurin e njeriut para se ai të lëvizë, ose edhe kur nuk lëviz fare. EMG është përdorur gjerësisht për të matur performancën e muskujve, dhe është një opsion premtues për kontrollin e gjymtyrëve protezë. CTRL-Labs nuk është kompania e parë që imagjinon një ndërveprim të bazuar në EMG.  

 

Firma kanadeze Thalmic Labs, shet një shirit i cili gjithashtu vendoset në dorë, i quajtur EMG i cili lexon gjuhën e shenjave. Kjo pajisje zbulon lëvizjet e muskujve dhe mund të bëjë çdo gjë tjetër që nga kontrollimi i një kompjuteri e deri tek për përkthimi i gjuhës së shenjave. Kjo teknologji ofron disa përfitime të qarta mbi kufjet e elektroencefalografisë (EEG) që shpesh shiten si pajisje për leximin e mendjes. Këto kufje marrin mostra shumë të gjera të aktivitetit dhe i vendosin ato të shkaktojnë komanda kompjuterike elementare.  


Më të lexuarat