Secondary Adv

Shampanja per astronautet ne hapesire

Share on Google+

Një problem mjaft i madh për sa i përket misioneve në hapësirë është se astronautët e kanë të vështirë të konsumojnë pijet e preferuara njësoj siç bëjnë kur janë në tokë. 

 

Vinter Maison Mumm dëshiron ta ndryshojë këtë me Mumm Grand Cordon Stellar, shampanjën e parë e projektuar për t'u pirë në hapësirë. Rezultati i tre viteve të punës me firmën Spade të dizajnimit hapësinor, verën e re me gaz dhe shishen e saj të teknologjisë së lartë dhe gjithashtu  edhe gotat janë projektuar posaçërisht për të festuar në gravitetit zero. Deri më tani, ne kemi parë ekspres në hapësirë, birrë e posaçme për tu pirë në hapësirë, dhe madje edhe uiski, por ajo çfarë mungonte ishte pak shije shampanje në hapësirë. I vendosur që të nisë zyrtarisht në shtator si pjesë e një fushate dixhitale reklamuese, Mumm Grand Cordon Stellar kërkon të kapërcejë problemet e shijimit të flluskave në një mjedis të pakëndshëm, ku një prej tyre është që vera nuk do të derdhej. 

 

Për 40 vitet e fundit, udhëtimi në hapësirë ​​është formuar nga inxhinierë dhe jo nga projektues, thotë themeluesi i Spade Octave de Gaulle. Në vend që të shohim zero gravitetin si një problem për t'u zgjidhur, ne e shohim atë si një mundësi të projektimit. Sfida e madhe e projektimit për Mumm Grand Cordon Stellar ishte në të vërtetë nxjerrja e lëngut nga shishja, pra si do të mund të pihej ai. Fajtori në këtë rast është tensioni sipërfaqësor. Në Tokë, graviteti tërheq lëngun, duke e mbajtur atë poshtë qafës së shishes pra brenda saj. Në hapësirë, mungesa e gravitetit do të thotë që tensioni sipërfaqësor e bën shampanjën të qëndrojë në anën e shishes. Mumm është  e përqëndruar tek detajet ,dhe sekreti i Grand Cordon Stellar është në shishen e tij të teknologjisë së lartë.  

Mund të duket si një shishe e zakonshme shampanje me një unazë metalike  të mbërthyer në qafë, por brenda ka një mekanizëm që përdor dioksidin e karbonit për ta bërë shampanjën me bulëza të cilat e detyrojnë atë të dalë jashtë shishes. Në fakt shampanja nuk del si një rrymë likuide, por si një lloj shkume. Kjo shkumë është e bllokuar nga unaza në qafën e shishes. Më pas ajo lëshohet, duke lundruar në ajër si një top flluskash kapet përmes një gote të veçantë rreth 5 cm në diametër. Atje, tensioni sipërfaqësor e mban atë në vend derisa konsumatori ka shansin ta shijojë atë. Gota gjithashtu ka një majë të mprehtë në vend të një baze, sepse nuk ka asnjë mënyrë për ta ulur atë.Sipas Didier Mariotti, konsumii shampanjës në hapësirë ​​është më shumë se një shpikje, ajo siguron një ndjesi të re krejt ndryshe nga pirja e saj në Tokë, duke rezultuar në një shpërthim aromashnga fruta të ndryshme.

 

 

"Është një ndjenjë shumë e habitshme", thotë Mariotti. Për shkak të gravitetit zero, përmbajtja e lëngshme menjëherë mbulon të gjithë pjesën e brendshme të gojës, duke zmadhuar ndjesitë e shijes. Megjithëse Mumm thotë se është në bisedime për përfshirjen e Grand Cordon Stellar në misionet hapësinore në të ardhmen ose në hotelet në orbitë. Kompania po organizon fluturime parabolike zero-gravitetit në avionë të posaçëm të drejtuar nga Novespace, ku klientët mund të shijojnë shampanjën nën kushte të gravitetit zero.


Më të lexuarat