Secondary Adv

Shperndarja e porosive permes furgonave vete drejtues

Share on Google+

Ford është duke testuar një shërbim shpërndarje në Miami që përdor furgona vetë drejtues të pajisur me panel komandues, përmes të cilit arrihet aksesi tek porosia.

 

Ushqimet dhe kafet të cilat porositen mundet që së shpejti të vijnë në shtëpiat e njerëzve me anë të mjeteve vetë drejtuese në një ndryshim i cili mund të simbolizojë edhe fundin e shoferëve të shpërndarjeve. Përdoruesit udhëzohen drejt sistemit që kontrollon aksesin tek porositë, përmes dritave dhe atroparlantëve që ndodhen në makinë, për të përdorur një kod i cili i çon ata drejt porosisë së tyre pa qënë nevoja për ta marrë nga një shofer. Edhe pse furgonat janë momentalisht duke u drejtuar nga njerëzit, Ford është shprehur se testi i kryer momentalisht është një hap kyç drejt arritjes të vendosjes një shërbim shpërndarje plotësisht vetë drejtuese brenda vitit 2021. Së fundmi ne po testojmë se si bizneset dhe konsumatorët bashkëveprojnë me një mjet vetë drejtues.  

 

Prodhuesi i automjeteve është bashkuar me Deliveroo shërbimin postar ushqimor, si pjesë e testit, i cili tashmë ka të regjistruara më shumë se 70 biznese pjesëmarrëse. Këto përfshijnë restorante dhe dyqane hardware rreth Florida dhe zonat e Miami Beach. Banorët që porosisin diçka përmes aplikacionit Postmates mund të shohin një mundësi që të ua dorëzojnë atë nga një automjet i Ford. Kur automjeti mbërrin, përdoruesit marrin një mesazh me tekst që i njofton ata për mbërritjen e porosisë. Ata pastaj shkojnëdrejt automjetit të Ford dhe shkruajnë një kod me katër shifra në një touchpad në furgon që lejon hyrjen në vendin ku ruhet porosia. Udhëzimet me zë nga një atroparlant i vogël i tregojnë marrësit se si të kenë mundësinë të marrin porosinë e tyre, ndërsa një sërë dritash i ndihmjnë ata të hapin sirtarin e duhur, ku edhe gjendet porosia. 

 

Çdo furgon është i pajisur me një shumëllojshmëri të madhësive të dollapëve për të akomoduar çdo gjë që nga një vakt i vogël e deri tek një pajisje e madhe. Disa madje janë të pajisur me mbajtësit e filxhanit të kafesë. Makina janë projektuar të duken plotësisht autonome, por një shofer i trajnuar plotësisht është pas timonit gjatë gjithë kohës. Falë sistemit që i lejon njerëzit të kenë drejtpërdrejt akses në porosinë e tyre, shoferëve nuk u duhet të kenë asnjëherë kontaktme shoferin. Një gjë e tillë vjen si pjesë e përpjekjeve të Ford për të parë se si konsumatorët bashkëveprojnë me 'shërbime të shpërndarjes autonome.


Më të lexuarat