Secondary Adv

Pajisja qe ju ben te padukshem ndaj droneve

Share on Google+

Një ekip kërkuesish kanë krijuar një pajisje e cila mund ti bëjë njerëzit dhe automjetet gjithashtu, të padukshëm nga kamerat infrared të dronëve. 

 

E quajtur ‘hileja me çarçafin’, ajo është një pajisje e hollë sa një letër që mund të errësojë ose të fshehë objektet për të mos u dalluar nga kamerat infrared të dronëve. Mbështjellësja nuk është më shumë se 1 milimetër e gjerë dhe e hollë sa 10 copa letre, por që në mënyrë efektive mund ti shndërrojë objektet në të padukshme nga pamja e një droni. Pajisja është e bërë nga një silikon i lakueshëm dhe mund të fshehë deri në rreth 94 përqind në rast se ndeshet me një dritë infrared, sipas studimit i cili ishte autorizuar nga kërkuesite universitetit të Wisconsin Madison. Ata shpresojnë se kjo pajisje eventualisht do të përdoret për të ndihmuar ushtarët dhe mjetet e tyre të qëndrojnë të sigurt në fushën e betejës.   

 

Objektet e ngrohta si trupi i njeriut ose motori i një makine, lëshojnë nxehtësi dhe në momentet kur ekspozohen ndaj rrezeve infrared ato arrijnë të dallohen nga droni. Teknologji të tjera janë krijuar për të errësuar burimet e nxehtësisë por ato mund të jenë të vështira në përdorim ose mund të jenë edhe të shtrenjta. Pajisja është një përmirësim i gjithë pajisjeve të tjera duke qënë e aftë të evitojë ekspozimin nga këto rreze infrared të dronëve, nga një largësi deri në 1 ose gjysëm shtrirje të gjatësisë së valës. Kërkuesit gjithashtu e kanë pajisur materialin me elementë të rremë elektronikë, të cilët bëjnë të mundur mashtrimin e kamerave infrared. Ju mundeni që me qëllim të gënjeni një detektor infrared duke shfaqur shenja të rreme nxehtësie. Kjo pajisje mund të fshehë një tank duke e bërë atë të duket thjesht si një rrethim mbrojtës i autostradës.  

Për ta bërë këtë, kërkuesit kanë përdorur silikon të zi për të bërë mbështjellësen e cila është e bërë nga thurja e kristaleve të silikonit . Një gjë e tillë krijon pamjen e një përbërje të madhe prej silikoni të errët, e cila reflekton shumë pak dritë. Grimcat e ajrit u ndërtuan pastaj në silikonin e zi për ta mbajtur atë nga mbinxehja. Valët e dritës kërcejnë mbrapa dhe me radhë midis gjilpërave, të cilat pengojnë që drita të dalë jashtë. Silikoni i zi ka qenë i njohur për të kapur dritën e dukshme, por studiuesit e kuptuan se mund edhe të kapte dritën infra të kuqe. "Ne nuk e përsëritëm krejtësisht tërë procesin, por e zgjodhëm procesin në nanowires më të larta," tha Jiang. Tani, Jiang dhe studiuesit po punojnë për të përmirësuar pajisjen e tyre për aplikime në botën reale. 

 

Ata kanë testuar tashmë pajisjen mbështjellëse në një model të trupit të njeriut, si dhe një model makine. Studiuesit zbuluan se objektet ishin 'pothuajse të padallueshme' gjatë testeve, sipas New Scientist. Tani, ata po përqendrohen në përpunimin e peshës, kostos dhe lehtësisë së përdorimit të objektit.


Më të lexuarat