×
Secondary Adv

Kompjuteri me i vogel ne bote, vetem 0.3 mm

Share on Google+

Universiteti i Michiganit ka krijuar atë që quhet kompjuteri më i vogël në botë me përmasa vetëm 0.3 mm. 

 

Kërkuesit kanë krijuar një mikro pajisje e cila ka përmasat e një kokrre orizi. Gjithësesi ashtu su IBM edhe universiteti i maichiganit nuk janë ende të sigurt nëse pajisja mund të kualifikohet tamam si një kompjuter normal, duke qenë se këta kompjutera të vegjël i humbasin të gjitha të dhënat por edhe programet në momentin që fiken. Ne nuk jemi shumë të sigurt nëse ata duhet të quhen kompjutera apo jo. Është më shumë se një mendim apo arsyetim sepse ato rezultojnë të kenë një funskion minimalist krahasuar me atë që kërkohet për ti quajtur kompjutera është shprehur David Blaauw, një profesor i inxhinerisë kompjuterike dhe elktrike. IBM ka zbuluar një kompjuter me përmasa 1mm x 1mm gjatë konferencës së tij Think në vitin 2018 gjatë muajit maj. Përpara kësaj kompjuteri më i vogël ishte ai me përmasa 2x2x4mm nga Micro Mote, i cili mund të ruante të dhënat e tij edhe në momentin që fikej.   

 

Pajisja e re e cila vjen si krijim i universitetit të Michiganit është një të dhjetat e kompjuterave të IBM dhe gjithashtu është shumë i vogël për të pasur antena konvencionale të radios. Në vend të kësaj ajo transmetonte dhe merte të dhëna me anë të dritës së dukshme. Një stacion bazë mundëson dritë për energji për të fuqizuar dhe gjithashtu për të mundësuar gjithashtu programet por edhe për të marrë të dhënat. Ne fillimisht na u desh të krijojmë mënyra të reja për të afruar dizajnin e qarqeve e cila do të jetë e barabartë me energji të ulët por që gjithashtu mund tëlejojë dritën u shpreh Blaauw. Drita e cila vjen nga stacioni bazë dhe nga transmetuesi LED i vetë pajisjes mund të shkaktojë rryma elektrike në qarqet e tij të vegjël. Pajisja u dizenjua duke përdorur një sensor preçizioni i cili mund të konvertojë temperaturat në intervale kohei karakerizuar nga pulse elektronike. Kompjuteri mund të dallojë teperaturat në zonat më të vogla, siç janë një grup qelizash dhe ti raportojë ato me një saktësi prej 0.1 gradë celcius. 

 

Kërkuesit shpresojnë se pajisja mun të përdoret në të ardhmen për kërkime të avancuara në fushën e onkologjisë dhe në vlerësimin e kurave të sëmundjeve tumoriale, sepse tumoret mund të prodhojnë më shumë nxehtësi se sa temperaturat normale. Duke qënë se sensori i temperaturës është i vogël dhe biologjikisht i përputhshëm, ne mund ta implantojmë atë tek një mi për të kryer teste laboratorike, duke rritur qeliza tumoriale rreth tij, u shpreh Gary Luker, një profesor i radiologjisë dhe i inxhinierisë biomjeksore. Ne po përdorim sensorin e temperaturës për të investiguar variacionet në temperaturë në një qelizë tumorale dhe në një normale, dhe nëse për të zbuluar nëse mund të përdorim ndryshimet në temperaturë për të dalluar suksesin ose dështimin e terapisë.  


Më të lexuarat