
Ja si do te jene lokalet ne Shqiperi mbas disa dekadash!
Në disa dekada, brezat e ardhshëm, që pelqejnë jetën e natës do të jetë të ulur në një pub duke qeshur me atë që ne e konsiderojmë tani një jetë të mirë nate. Ata ndoshta do të pyesin veten pse dikush duhet të presë 30 minuta për një pije që as cilësore nuk është apo të dëgjojë muzikën acaruese që luhet në bar.
Kjo është gjenerata e teknologjisë së lartë që do të ketë pije të përgatituara nga robotë, të paguar për të bërë gjithca dhe dorëzuar direkt në tryezën e tyre nga dronët. Në të ardhmen, cdokush do të jetë në gjendje të vendosë se cili bar mund të frekuentojë, duke përdorur një aplikacion që zbulon baret që frekuentohen më shumë, për meshkuj apo femra, si edhe moshën mesatare të klientëve të lokalit.
Ata do të jenë në gjendje të përdorin aplikacione për të gjetur raportin e burrave ndaj grave në një bar para se të shkojnë atje si dhe të rregullojnë dekorin e lokalit për të shijuar sa më mirë koktejlin e tyre.
Tani ka aplikacione të tilla si SceneTap, që mund t’ju tregojnë llojin e personave që gjenden aty para se të shkoni. Përdoruesit e këtij programi mund ta shfletojnë nëpërmjet Google Maps si dhe të shohim se sa është raporti mashkull- femër dhe mosha mesatare e tyre në kohë reale. SceneTap punon aktualisht në 25 bare në San Francisko.
Sipas studiuesve brezat e ardhshëm nuk do të jenë të lumtur thjesht duke pirë koktejle nga gota. Në pritje të kësaj, shkencëtarët kanë krijuar një gotë për pije me ajër, e cila përdor valët e zërit për të ndaluar pikat e vogla të alkoolit që të avullojnë. Hulumtuesi britanik Charlie Harry Francis doli në këtë përfundim së bashku me profesor Bruce Drinkëater të Universitetit të Bristol. “Kjo është një makinë mjaft e fuqishme. Ne kemi bërë një xhin tonik me ajër dhe rreth 70 për qind e alkoolit qëndron aty.
Banakierët robot do të jetë në gjendje që të bëjnë rekomandime për pijet dhe të bëjnë muhabet me klientët si dhe do të përdoren për bërjen e pijeve dhe kontrollin e shijeve. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë që ju ta personalizoni një birrë, duke e marrë në sasinë e alkoolit që e dëshironi.
Dekori i ambjentit do të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe mënyra që shërbehet një pije. Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se duke pirë uiski në një dhomë ku ngjyra dominuese është e kuqe do të thotë që ju do të konsumoni një sasi më të madhe dhe me shije të frutave të kuqe. Muret me pisha, ndërkohë, do ti japin uiskit një shije pemë, sikurse ka mbetur nga zjarri.
Lokalet në të ardhmen do të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë parametrat e dhomës së tyre private duke përdorur gjeste të thjeshta dore. Vitin e kaluar, Profesor Charles Spence kishte realizuar eksperimentin e parë shkencor në botë për të parë se si një mjedis mund të ndikojnë në shijen e një pije.
Singleton sensorium është një lokal nate në Soho të Londrës, i projektuar posaçërisht për eksperimente, në të cilin disa njerëz u vunë në provë saktësisht me të njëjtin uiski, por në tri dhoma të cilat kanë pasur mjedise shumë të ndryshme. Dhomat kanë ndryshuar shijen e uiskit nga përdoruesit në mënyrë të konsiderueshme.
Risia tjetër është se alkooli nuk do të jetë më një shqetësim në të ardhmen. Pasi ju mund të konsumoni sasinë që dëshironi dhe të pini që pilulë që ua heq alkoolin në cast. Kjo është një zgjidhje perfekte për të lehtësuar dhimbjet e kokës ditën e nesërme. Në të ardhmen brenda në lokal, klientët do të jenë në gjendje të paguajnë për pije nga distanca, me kokteje të ofruara nga dronët.
Disa hulumtues gjatë vitit që kaloi krijuan një robot birrëshijues me 21 sensorë. Roboti në mënyrë të ndjeshme mund të bëjë dallimin ndërmjet varieteteve të ndryshme dhe madje mund t’ju tregojë përmbajtjen e alkoolit. Sistemi i shijes është 82 për qind i saktë. Koncepti i gjuhës elektronike konsiston në përdorimin e një koleksioni të përgjithshëm sensorësh, me fjalë të tjera me komponime kimike të ndryshme.
Orderella, një aplikacion i ri synon të zgjidhë dilemën për njerëzit që të përdorin telefonin e tyre celular për të porositur pije. Përdoruesitmund ta bëjë këtë nga shtëpia dhe kjo do të thotë se kur ata arrijnë në lokal do ta kenë gati pijen.
Inxhinierët në Kembrixh pretendojnë se kanë "transformuar" dhe u kanë mundësuar konsumatorëve që të ndryshojnë shijen e birrës në sekonda.
Por pijanecët cfarë zgjidhje ka? Shkencëtarët kanë krijuar një pilulë që cdo person mund ta konsumojë për të mos u dehur. Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por kjo mund të jetë e ardhmja e personave që konsumojnë lëndë narkotike apo alkool është shprehur Profesor David Nutt, një ekspert për mënyrën se si ndikon droga tek truri i njeriut. “Ju mjafton thjesht të përtypni një pilulë antidot për t’ju sjellë esëll në çast”.
Profesor Nutt, i cili punon në Imperial College në Londër, thotë se dëmi i pijeve alkoolike do të “revolucionarizojë” kujdesin shëndetësor duke gjetur metoda për shërimin e saj në moment.
Më të lexuarat








