
10 arsyet pse Malta duhet te jete destinacioni juaj veror
Nëse jeni duke kërkuar një vend krejtësisht unik për të pushuar këtë verë mos shkoni më tej se Malta.
Malta i ofron të gjitha, duke filluar nga plazhet mahnitëse, ujërat e kaltër, objektet historike dhe kulturore, e deri tek argëtimi, sportet dhe kulinaria. Një nga vendet që duhet detyrimisht të vizitohet por dhe një prej destinacioneve më të preferuara nga shumë turistë të huaj, të cilët çdo vit e përzgjedhin Maltën për të pushuar kryesisht në sezonin veror.
1. Aktivitetet e pasura ujore
Për të dashuruarit pas aktiviteteve ujore, Malta është një parajsë absolute. Për fillestarët, është ndoshta vendi më i mirë në Europë për zhytje, me vende të ulëta që janë të përshtatshme për të gjithë spektrin e aftësive, nga fillestari tek eksperti.
2. Plazhet e mrekullueshme
Malta është e mbushur me plazhe të bukura por dymbëdhjetë nga plazhet e ishullit i janë dhënë statusin e Flamurit të Kaltër nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor.
3. Gjiret dhe vijat e gjata bregdetare
Malta ka pothuajse 200 kilometra vijë bregdetare dhe është e mbushur me limane të pabesueshme të fshehura që krijojnë hapësira fantastike për të notuar. Një nga më mahnitëset është Laguna e Kaltër në ishullin Comino.
4. Jeta e gjallë e natës
Jeta e natës në Maltë po përparon me shpejtësi të madhe. Qawra ofron një mori zgjedhjesh të bareve të populluara, dhe Sheshi Bugibba është gjithashtu i mbushur me lokale nate.
5. Arkitektura
Malta është e mbushur me ndërtesa të një arkitekture të veçantë, veçanërisht në kryeqytet, Valletta. Atje mund të dëshironi të ktheni kamerën tuaj drejt ndërtesës mahnitëse të Parlamentit të dizajnuar nga Renzo Piano.
6. Valletta qyteti i kulturës për 2018
Valleta është e vogël vetëm 1 km e 600 m, por ajo është e mbushur plot me njohuri kulture dhe argëtuese. Jo më kot ajo është quajtur si qyteti i kulturës europiane për vitin 2018.
7. Festivalet muzikore
Malta di si të festojë. Ajo çdo vit mirëpret shumë prej festivaleve muzikore si dhe mjaft prej figurave të famshme muzikore të njohura në të gjithë botën.
8. Vendodhja e Game of Thrones
Game of Thrones është seriali mjaft i pëlqyer në të gjithë botën, dhe disa vende të këtij ishulli janë përdorur për xhirime në sezonin e parë të serialit të njohur.
9. Vendet historike
Malta ka dhomat e nëntokës të labirintit Hal Saflieni Hypogeum që datojnë rreth 5.000 vjet dhe tempuj Hagar Qim dhe Mnajdra parahistorike të vendosura në shkëmbinjtë me pamje nga ishulli i Filfla.
10. Ushqimi dhe pijet
Ushqimi tradicional i Maltës është i thjeshtë dhe i bazuar tek stinët. Gjithashtu ky vend ofron një përzierje të shijeve ekzotike.
Më të lexuarat








