Secondary Adv

Vazoja e luleve robotike

Share on Google+

 

Një firmë Kineze ka krijuar një robot me gjashtë këmbë i cili shërben për të mbajtur një vazo me lule në shpinën e tij. 

 

Në pamje të parë roboti ngjan mjaft me një gaforre për shkak edhe të kembëve të tij. Por përtej pamjes së tij të veçantë dhe sidomos funksionit që ka, ky robot është unik edhe për faktin se ai jo vetëm e mban lulen në vazo por edhe kujdeset për vijueshmërinë e ekzistencës së saj, duke lëvizur gjithmonë në drejtim të diellit kur ajo ka nevojë dhe kthimi në hije kur bima ka marë mjaftueshëm nga rrezet e diellit. Roboti gjithashtu mund të luajë me ty nëse e prek atë në pjesën e guaskës dhe gjithashtu bën një kërcim të tijin në momentin që ka nevojë për ujë, duke e shndërruar atë në një formë lajmërimi. Firma prodhuese nuk e ka bërë ende të qartë se në çfarë mënyre arrin të monitorojë mjedisin përreth por që me siguri ka të bëjë me integrimin e disa dritave dhe sensorëve për të detektuar gjithçka ka përreth.    

 

Firma prodhuese e quajti projektin "Ndarja e Teknologjisë Njerëzore me Bimët". Tianqi thotë se ai ishte i frymëzuar nga një luledielli e vyshkur në një ekspozitë që ishte ulur në hije për disa arsye. Bimët zakonisht janë "përjetësisht, të pashpjegueshme pasive", shkruan ai. Ju mund t'i shkurtoni ato, t'i digjni ato dhe gjithashtu ti shkulni nga toka, dhe nuk ka asnjë reagim prej tyre. Por, në të njëjtën mënyrë që njerëzit kanë rritur aftësinë tonë për të lëvizur me biçikleta, trena dhe aeroplanë, teknologjia mund t'u japë bimëve liri të re. "Me një bazë robotike lëvizëse, bimët mund të përjetojnë lëvizjen dhe ndërveprimin", shkruan Tianqi. "Shpresoj se ky projekt mund të sjellë frymëzim në marrëdhëniet midis teknologjisë dhe cilësimeve të paracaktuara natyrore." 

 

Është një model mjaft i këndshëm robotik që ngre çdo lloj mundësie imagjinative. Duke pasur bimë të lëvizshme do të ishte e përsosur për njerëzittë cilët e kanë shtëpinë plot me bimë të llojeve të ndryshme dhe që herë pas here u lind nevoja ti lëvizin ato nga një vend në tjetrin apo dhe që u ha kohë për tu kujdesur mjaftueshëm dhe siç duhet për to, të kenë një robot të tillë i cili u redukton mjaft nga punët e mëparshme. Por nuk mbetet me kaq, sepse firma gjithashtu ka edhe plane mjaft ambicioze për sa i përket këtij drejtimi. Në projekte tëmundshme në të ardhmen, ata shprehen se do të ishte mirë të punonin rreth një roboti i cili e bën vetë të gjithë punën e kopshtarisë, duke krijuar një revolucion inovativ të kësaj fushe.


Më të lexuarat