![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Airbus sjell dronin qe qendron 45 dite ne ajer
Airbus ka zbuluar modelin më të ri të dronit me përmasa gjigande i cili furnizohet nga energjia diellore.
I quajtur Zephyr S, gjigandi i hapësirës ajrore paraqiti 'pseudo-satelitin' tek turmat e mbledhura në ekspozitën ajrore britanike të Farnborough. Duke shënjuar një moment të rëndësishëm, droni me përmasa më të mëdha se një dron i zakonshëm, përfundoi fluturimin e parë të provës nga Arizona më 11 korrik, tha Airbus. "Ky fluturim i Zephyr S ka për qëllim të provojë dhe demonstrojë aftësitë e avionëve, me konfirmimin e datës së uljes sapo të arrihen objektivat inxhinierike," tha Airbus në një deklaratë ku njoftoi fluturimin testues. "Deri në ditët e sotme, avioni i Zephyr ka kryer deri në 1.000 orë të forta të fluturimit". Zephyr S ka qenë në zhvillim për më shumë se një vit dhe do të përdoret nga forcat ushtarake britanike si një avion i teknologjisë së lartë për të monitoruar objektivat në terren nga kudo në botë.
Lartësia e Pseudo-Satelitit (HAPS) mund të arrijë deri në 70.000 metra në ajër, që është dyfishi i lartësisë së një aeroplani komercial. Ajo ka një hapje krahësh prej 82 këmbë, por është ende tëpër i lehtë, duke qënë se ai peshon më pak se 55lbs. Zephyr S gjithashtu mund tëfluturojë në ajër deri në 45 ditë pa u shkëputur fare nga ajri. Gjatë ditës, ajo është mundësuar nga energjia diellore që gjithashtu rimbush bateritë e saj të litium-sulfurit, të cilat pastaj shërbejnë si burim energjie gjatë natës. Airbus tani do të fluturojë Zephyr S nga një vendndodhje operative në Australinë Perëndimore. "Ky është zgjedhur si vend i parë për Zephyr, për shkak kryesisht të hapësirës ajrore të saj të pacaktuar dhe të motit të sigurtë", u shpreh Airbus. Përveç Zephyr S, Airbus po planifikon gjithashtu një HAPS tjetër të quajtur Zephyr T. Ajo do të shfaqë një hapësira krahësh prej më shumë se 100ft, duke lejuar që të mbajnë ngarkesa më të mëdha.
Dronët janë 'një përzierje mes një sateliti dhe një UAV (Automjet Ajror pa pilot) me aftësitë e një sateliti dhe fleksibilitetin e një UAV', tha për AFP Jana Rosenmann, nënkryetar i lartë i sistemeve ajrore pa pilot në Airbus. Përveç përdorimit të sigurisë kombëtare, avionët do të përdoren gjithashtu për mbikëqyrjen detare, misionet e patrullimit kufitar dhe zbulimin e zjarrit të pyjeve, sipas AFP. Nëse satelitët nuk janë në dispozicion, ushtarët e forcave speciale do të përdorin një stacion kontrolli për ti komanduar ata në një distancë deri në 400 km ose rreth 250 milje. Njësitë e Elitës pastaj do ta përdorin kamerën në avion për të monitoruar lëvizjen në tokë. Antenat e saj ofrojnë një platformë komunikimi për arritjet më të largëta të globit.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)