
Google shume shpejt mund te operoje me pagese
CEO i Google Sundar Pichai ka paralajmëruar se kompania mund të detyrohet të fillojë të tarifojë për sistemin e saj operativ Android në të ardhmen.
Paralajmërimi vjen pas një gjobe prej 5 miliardë dollarësh e cila akuzoi Google për ngrirjen e firmave rivale të teknologjisë nga softueri i tij i smartphone-ve, veçanërisht për sa i përket reklamave. Android është sistemi operativ më i popullarizuar në botë, me më shumë se 2 miliardë pajisje aktive mujore në mbarë botën. Google aktualisht ofron softuerin e tij Android për prodhuesit e smartphonave pa pagesë, duke ua kursyer atyre koston e zhvillimit të sistemeve të tyre operative. Kjo ka ngadalësuar në mënyrë dramatike ngritjen dikur meteorike të lojtarit kryesor të tregut, Apple për modelin e tij të telefonit iPhone, dhe çoi në një treg më të larmishëm të smartfonëve.
Në kthim, Google është në gjendje t'u shërbejë reklamat e synuara përdoruesve të smartfonëve Android dhe të fitojë para nga blerjet digjitale të bëra në Play Store. Nëse Google do të kërkojë pagesë në këmbim të sistemit operativ Android, kjo mund të çojë në rritje të shpenzimeve për prodhuesit e telefonave, të cilat me gjasë do të kalohen tek konsumatorët. Duke shkruar në blogun e kompanisë, CEO i Google, Sundar Pichai tha: 'Deri më tani, modeli i biznesit Android ka nënkuptuar se ne nuk kemi dashur të tarifojmë prodhuesit e telefonave për teknologjinë tonë, ose të varemi nga një model shpërndarje e kontrolluar fort. Por ne jemi të shqetësuar se vendimi i BE-së do të shqetësojë ekuilibrin e kujdesshëm që kemi arritur me Android dhe që dërgon një sinjal shqetësues në favor të sistemeve të pronësisë mbi platformat e hapura. Ky vendim e kundërshton modelin e biznesit që mbështet Android, i cili ka krijuar më shumë zgjedhje për të gjithë dhe jo më pak.
Krijuesi i Google shprehet se ata synojnë të apelojnë për këtë vendim nga BE rreth një gjobe që nuk është vendosur asnjëherë, për të cilën nuk dha asnjë shpjegim dhe udhëzim mbi mënyrën se si google mund të zgjidhte shkeljet e saj që lidhen me aplikacionin. Gjithësesi nëse prodhuesit e smartphonëve do të jenë të aftë të përgatisin shfletuesin e tyre të internetit në vend të Google Chromenë aparatë të rinj Android, do të sjellë vështirësi serioze për kompaninë amerikane të kërkimit në internet. Siç pritet, të ardhurat nga reklamat në celular llogariten të jenë më shumë se 67 përqind të të ardhurave neto të reklamave të Google, gjë që ka të ngjarë të marrë një goditje nëse softueri i kompanisë nuk është opsioni kryesor i motorit të kërkimit në smartphonët popullor Android.
BE-ja kreu një hetim trevjeçar mbi Google, duke zbuluar se kompania me bazë Mountain View po përdorte sistemin operativ Android për të margjinalizuar rivalët. Thelbi i çështjes është monopoli që Google ka grumbulluar në tregun e aplikacioneve Android dhe përparësia reklamuese që ofron kompania. Google është në gjendje të kryejë reklama brenda aplikacioneve të para instaluara me sistemin operativ Android për telefona, diçka që rivalët nuk lejohet ta bëjnë. Z. Pichai sugjeron se një përdorues mesatar i Android instalon rreth 50 aplikacione dhe është në gjendje të heqë lehtë aplikacionet e para-instaluara. Nëse Google pengohet të lidhë aplikacionet e veta me aparate Android, ai paralajmëron se kjo do të prishë balancën që lejon firmën të ofrojë softuerin e sistemit operativ për konkurrentët falas.
Më të lexuarat








