
Balona me helium qe do te coje turiste ne hapesire
Brenda pak vitesh njerëzit mund ta shohin veten duke udhëtuar në skajin më të largët të hapësirës përmes një balone të madhe me helium.
World View Enterprises ka punuar gjatë për të përsosur sistemin e tij të fluturimit vitet e fundit, duke qënë se planifikon të dërgojë pasagjerë në më shumë se 100,000 këmbë mbi sipërfaqen e Tokës dhe me bileta të cilat do të kushtojnë rreth 75.000 dollarë për një fluturim me të. Firma është përballur edhe me suksese por dhe probleme të cilat e kanë kthyer atë prapa. Në efektin e një reklame firma krijuese e balonës ka dërguar qershorin e kaluar një produkt ushqimor të firmës së njohur të ushqimeve të shpejta, KFC duke e çuar atë drejt stratosferës. World View ka arritur të kryejë me suskses vitin e kaluar rreth 50 udhëtime dhe me përmirësimet e fundit të bëra sistemit, ata mendojnë se është gati që të niset në udhëtime pasagjerësh.
Alan Eustace, një shkencëtar kompjuteri thotë se një udhëtim me një nga balonat mund ta bëjë udhëtimin në lartësi shumë më të këndshmëm sesa ato të kryera me anë të lëshimit të raketave. Do të jetë një përvojë e bukur", tha Eustac për Bloomberg. Në vitin 2015, ekzekutivi i Google-it përfundoi një rënie të lirë rekord prej rreth 136 mijë këmbë, duke u mbështetur në një balonë dhe veshje të zhvilluar nga World View gjatë tre viteve. Ndryshe nga zhurma dhe dridhjet intensive të një rakete, udhëtimet me balonë janë të qeta."Kjo do të shërbejë për një numër të madh njerëzish që duan të shohin gjërat nga një këndvështrim tjetër", tha Eustac. Ju e dini që diçka është e mirë kur është pothuajse e pamundur të përshkruhet. "Për momentin, firma kryen kryesisht misione për qeverinë amerikane, duke përfshirë përpjekjet e fundit për të fluturuar një sistem imazhesh ushtarake nga Arizona në Meksikë.
Së shpejti, ata shpresojnë të kryejnë udhëtime me klientë privatë. Më parë këtë vit, ata arkëtuan rreth 26.5 milion në një raund financimi, me investime të mëdha nga Canaan dhe Norwest Venture Partners. " World View ka vendosur pikësynimin e saj në krijimin e një sektori tërësisht të ri ekonomik në stratosferë", tha Sameer Gandhi, një partner në Accel, i cili udhëhoqi raundin e fundit të financimit. Teknologjia e provuar e World View ofron një qasje unike dhe me kosto të ulët në mjedisin hapësinor dhe ne ndajmë bindjen e World View se risia në stratosferë ka potencial për të zhbllokuar shumë zbatime të reja me përfitim të pashembullt. 'Fluturimet me njerëz do të zhvillohen me Kapsula Voyager, duke i dhënë pasagjerëve një pamje 360 gradë të Tokës nga më shumë se 100.000 metra mbi sipërfaqe. World View ka përfunduar testet me një anije kozmike të riprodhuar, në një lartësi përfundimtare prej 30,624 metra në vitin 2015.
Ky fluturim i shkallës së lartë i demonstroi teknologjitë themelore të nevojshme për fluturim të rregullt dhe operacional dhe dëshmon që fluturimi komercial për në skajin e hapësirës nëpërmjet një balone të lartësisë së lartë do të shërbejë si një formë e zbatueshme dhe më e madhe e transportit në industrinë private të udhëtimeve hapësinore, tha firma në atë kohë. Fluturimi filloi nga Arizona, një nga vendet ku World View planifikon të fluturojë pasagjerë në skajin më të largët të hapësirës. Ndërkohë që çdo sistem individual është analizuar dhe testuar gjerësisht në fluturimet e testit të mëparshëm, kjo arritje e rëndësishme na lejoi të testojmë dhe provojmë të gjitha sistemet kritike të fluturimit në të njëjtën kohë", tha pas testeve Shefi i Teknologjisë dhe Bashkëthemeluesi Taber MacCallum.
Tani jemi gati për fazën e ardhshme të zhvillimit e cila tha ai konsiston në testimin e plotë i sistemit të shkallës. Për testet e fluturimit në shkallë të plotë, World View do të përdorë një artikull për testimin e fluturimit me masë dhe aerodinamikë ekuivalente me anijen e pasagjerëve. Kapsula përfundimtare do të jetë e dizajnuar në mënyrë të qetë, duke ofruar Wi-Fi, një bar dhe një tualet për pasagjerët turistë ndërsa ata fluturojnë përgjatë buzës së hapësirës për një ose dy orë në lartësinë maksimale prej 100,000 këmbësh.
Më të lexuarat








