![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Muzete me te vizituar ne bote
Muzetë janë shpesh vende të cilat duhet patjetër të vizitohen gjatë kohës që ndodheni me pushime.
Nga historia e deri tek arti, muzetë mund të shfaqin një gamë të gjerë koleksionesh mbi një larmi subjektesh. Ato janë gjithmonë një ndër opsionet e para teksa viziton një vend të huaj, dhe kurrë nuk mbeten pas, kah argëtimeve dhe bukurive që ofron një vend.
1. Louvre, Paris
Muzeu i Luvrit, i vendosur në Pallatin e Luvrit, fillimisht i ndërtuar si një fortesë në fund të shekullit XII deri në shekullin e 13-të, u hap zyrtarisht më 1793. Në vitin 2017, muzeu u vizitua nga mbi 8.1 milionë njerëz.
2. Muzeu Kombëtar Kinez, Beijing
I vendosur në kryeqytetin kinez të Pekinit, muzeu shfaq një koleksion arti dhe artefaktesh historike të vendit. Në vitin 2017, numri i vizitorëve të regjistruar ishte rreth 8,063,000 njerëz.
3. Muzeu Kombëtar Ajror dhe Hapësinor, Amerikë
Muzeu Kombëtar Ajror dhe Hapësinor gjendet në Uashington DC dhe shfaq një koleksion të objekteve historike të hapësirës ajrore. Ky muze tërhoqi shtatë milionë vizitorë në vitin 2017.
4. Muzeu Metropolitan i Arteve, Amerikë
Muzeu Metropolitan i Arteve është i lokalizuar në qytetin e New Yorkut dhe përmban një numër të madh të veprave artistike të ndara në 19 departamente të ndryshme. Ky muze gjatë vitit 2017 regjistronte 7 milionë vizitorë.
5. Muzeu i Vatikanit, Vatikan
Muzeu i Vatikanit ndodhet në vendin e pestë në listën e muzeve më të vizituar në botë me një numër vizitorësh prej 6.6 të regjistruar në harkun kohor të 1 viti.
6. Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë në Shangai, Kinë
Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë në Shangai, Kinë, u hap në vitin 2001 dhe paraqet një koleksion të gjerë mbi teknologjinë. Muzeu është interaktiv dhe ka tërhequr mbi 6.4 milion vizitorë në vitin 2017.
7. Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës, Washington DC
Muzeu tregon historinë e Amerikës, duke përfshirë një gamë të florës, faunës, mineraleve dhe fosileve gjigante. Muzeu mirëpriti 6 milionë vizitorë në 2017.
8. Muzeu Britanik, Londër
Ky muze mban mbi 8 milion vepra në koleksionin e tij, duke e shndërruar në muzeun më të vizituar në Londër. Mbi 5 milionë njerëz vizituan këtë muze gjatë 2017.
9. Tate Modern, Londër
Muzeu modern Tate në Londër përmban një koleksion të zgjeruar të veprave artistike moderne. Rreth 5.6 milionë njerëz mendohet të kenë vizituar këtë muze kaq interesant.
10. Galeria Kombëtare e Artit, Washington DC
Galeria Kombëtare e Artit në Washington Dc përmbush listën e linjës së muzeve në Amerikë. Mbi 5.2 milionë njerëz vizituan këtë muze në 2017.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)