Secondary Adv

Apple do te sjelle makinen vete drejtuese ne 2025

Share on Google+

Analisti i Apple Ming-Chi Kuo ka parashikuar që Apple mund të sjellë në treg një makinë vetë drejtuese brenda vitit 2025. 

 

Burime të brendshme të Apple kanë parashikuar se kompania do të lëshojë një makinë në një pikë në të ardhmen e afërt, por deri më tani, detajet e vetme që kanë dalë rrethojnë programin e një makine vetë drejtuese. Kuo, i cili ka parashikuar saktë disa produkte të Apple në të kaluarën, beson se një makinë Apple mund të jetë produkti i artë i ardhshëm i kësaj kompanie. Ajo ka potencialin që të revolucionarizojë industrinë e automobilëve, ashtu si  iPhone bëri për industrinë e smartphoneve kur u lëshua fillimisht në vitin 2007, vuri në dukje Kuo. Ai shtoi se ka "kërkesa të mëdha zëvendësimi" në industrinë e automobilave, pasi gjithnjë e më shumë risitë teknologjike kanë ndodhur vitet e fundit, sipas MacRumors. 

 

Përparimet e teknologjisë udhëheqëse të Apple do të ripërkufizonin makinat dhe do të diferenconin Apple Car nga produktet e prodhuesve të tjerë të ngjashëm, "tha Kuo në një raport. "Shërbimi i Apple do të rritet ndjeshëm duke hyrë në tregun e madh të financave të makinave nëpërmjet Apple Car dhe Apple mund të bëjë një integrim më të mirë të pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve, sesa konkurrentët e tanishëm në sektorin e elektronikës të konsumit dhe konkurrentët e mundshëm në sektorin e automobilave. Pretendimet janë në kundërshtim me raportet e fundit që thoshin se Apple kishte vendosur të shtynte përkohësisht planet e saj për të zhvilluar një makinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe një dëshire për të ndjekur teknologjinë në vend të veturave. 

 

Apple nuk ka zbuluar shumë reklamë rreth programit të saj lidhur me makinat vetë drejtuese, i cili sipas burimeve të brendshme është quajtur projekti Titan. Në muajin Maj u zbulua se flota e makinave vetë drejtuese të Apple u shtua me 55 makina të tjera. Më pas javën e kaluar u raportua se Apple ka marrë në ekipin e saj inxhinierin kryesor të Tesla, për të punuar me zhvillimin e projektit Titan të kompanisë. Përveç programit për një makinë vetë drejtuese, Kuo gjithashtu ka parashikuar se firma do të nxjerrë gjithashtu në treg një palë syze të pajisura me realitetin e shtuar virtual përpara vitit 2020. Lidhur me një projekt të tillë fjalë të shumta kanë kohë që qarkullojnë dhe me sa duket ndoshta ato shumë shpejt do të jenë një realitet.  

"Ne parashikojmë se AR është ndërveprimi i përdoruesit revolucionar të gjeneratës së ardhshme; "Ne presim që Apple të ripërcaktojë UI-të e produkteve ekzistuese duke ofruar një eksperiencë të AR-së, e krijuar nga xhamat e AR-së, e cila ka të ngjarë të hidhet në treg në vitin 2020." Apple i ka kushtuar gjithnjë e më shumë rëndësi përpjekjeve të saj mbi teknologjinë e realitetit të shtuar virtual gjatë vitit të kaluar. Ai lëshoi ​​ARKit, një platformë e realitetit të shtuar që fuqizon shumë nga aplikacionet AR në iPhone. CEO i Apple Tim Cook shprehu një interes të madh për realitetin e shtuar në disa raste, duke besuar se do të "ndryshojë gjithçka". Firma thuhet gjithashtu se po zhvillon një çip të ri AR për veçori më të përparuara.


Më të lexuarat