Secondary Adv

Krijohet roboti i pare barist

Share on Google+

Një firmë Amerikane ka krijuar Somebar, robotin barist që krijon kokteile të përzgjedhura përmes një aplikacioni.   

 

Një pije e miksuar ashtu siç ju e dëshironi shumë shpejt mund të jetë po aq e lehtë sa edhe shtypja e një butoni. Bëhet fjalë për një pajisje robotike e cila e komanduar përmes një aplikacioni në smartphon, arrin të krijojë pije të miksuara në mënyrë të përkryer brenda pak sekondave. Një pajisje e tillë robotike një ditë mund të zevendësojë minibaret në dhomat e hoteleve ose gjithashtu të ndihmojë baristët të cilët janë të mbingarkuar me punë në restorante të ndryshme si dhe mund të përdoret për tu ofruar pije të ndryshme për pasagjerët e avionëve. Somabar mund të krijojë 'koktej të përsosur artizanal në më pak se pesë sekonda'. Përdoruesit zgjedhin një pije sipas preferencës së tyre, e cila bën një palë krahësh robotike për të përgatitur përbërësit e duhur nga gjashtë kontejnerë të ndryshëm të alkoolit dhe mikserave. Kontejnerët, ose Soma Pods, mund të hiqen lehtësisht dhe ruhen për ngrirje në frigorifer. 

Soma Pods dhe enët e tjera duhet të mbushen me dorë. Ekzistojnë gjithashtu kontrolle që u mundësojnë përdoruesve të përcaktojnë sa e lehtë ose e fortë duan që pija e tyre të jetë. Pijet përzgjidhet nëpërmjet një aplikacioni në smartphone, i cili lidhet me pajisjen nëpërmjet një lidhjeje WiFi. Ajo mund të bëjë afërsisht 300 lloje të ndryshme të pijeve, duke filluar nga Moscow Mules dhe Manhattan. Makina përzien sasinë e duhur të përbërësve duke përdorur një 'kombinim të dinamikës së lëngut, energjisë kinetike dhe turbulencës të krijuar nga fole statike', vuri në dukje kompania. Pija e përfunduar hidhet pastaj në një xham nëpërmjet një gryke të vendosur në pajisje. Për ata që ndihen të zhgënjyer, Somabar ka gjithashtu një funksion automatik të vetë pastrimit që ndizet në fund të çdo përdorimi. 

 

Somabar ka një lartësi rreth 2 këmbë e lartë, duke e bërë atë të vogël sa të përshtatet në një dhomë hoteli, sallë pritjeje ose avion. "Nëse jeni me miqtë tuaj ose thjesht po festoni fundin e një jave pune të gjatë, të shijuarit e një kokteji  artizanal është diçka që është e lehtë për t'u bërë", shpjegoi Dylan Purcell-Lowe, një nga bashkë-krijuesit e Somabar. 'Por zakonisht nevojitet kohë për të bërë pije të tilla, kështu që ne krijuam Somabarin, për të bërë kokteje të shijshme artizanale në më pak se pesë sekonda'. Somabar u krijua për herë të parë gjashtë vjet më parë dhe që atëherë, firma ka punuar për të bërë marrëveshje me kompanitë e pijeve alkoolike. 

 

Kompania gjithashtu ka arritur një marrëdhënie me Hilton Hotels & Resorts. Somabar shpreson të zëvendësojë minibarin e hotelit, përzierjen e pijeve për mysafirët dhe ngarkimin e kostos në faturën e tyre. "Ne punojmë me shumë firma të reja në inovacione që ne besojmë se mund të rrisin përvojën e mysafirëve", tha një zëdhënës i Hilton për Los Angeles Times. Purcell-Lowe dhe bashkë-themeluesi Christopher Hameetman kanë financuar afërsisht 300,000 dollarë përmes fushatës së tyre Kickstarter në vitin 2015 për të zhvilluar Somabar. 


Më të lexuarat