![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Roboti me helike ne vend te kokes
Aerial-Biped është roboti i krijuar nga Universiteti i Tokios i cili në vend të kokës ka një helikë.
Roboti i cili për shkak të karakteristikave të tij është quajtur roboti ajror me dy këmbë, ka një ndërtim shumë herë më modern se robotët e tjerë duke qënë se përdor një helikë helikopteri në vënd të kokës. Ky robot është një eksperiment mjaft interesant i cili e bën më të lehtë proçesin e ecjes për robotët. Të ecurit me dy këmbë është diçka mjaft e lehtë për njerëzit por për robotët është një sfidë e vërtetë duke qënë se një gjë e tillë kërkon forcë, balancimin e duhur, dhe një vesh të brendshëm të pagabueshëm në orientim. Një mënyrë mjaft e mirë për të bërë më të lehtë të ecurën është e dukshme te astronautët, thjesht ul gravitetin.
Në këtë mënyrë merr më pak energji për të qëndruar drejtë dhe si një efekt anësor bonus, ju merrni më pak dëme kur rrëzoheni. Aerial-Biped redukton në mënyrë efektive gravitetin për veten duke veshur një kuadrocopter ose një sistem helike në formën e një kapele. Kjo është mënyra më e mirë se si mund të qëndrojë drejtë në këmbë relativisht të holla. Robotët në të kaluarën kanë përfituar nga mjete ndihmëse të ngjashme. Një robot i ndërtuar nga shkencëtarët në UCLA i cili u quajt Ballu, është praktikisht një helikopter me helium në krye të një palë këmbësh të holla. Një rast tjetër i ngjashëm lidhet me një robot të quajtur Magdan, i cili ka të vendosur magnet në këmbët e tij në mënyrë që të ngjitet me tokën në çdo hap që ai hedh. Udhëheqësi i kërkimeve shkencore në Universistetin e Tokios Azumi Maekawa, i cili është përgjegjës edhe për dizajnimin e robotit Aerial-Biped, ka shpjeguar në një intervistë të dhënë se edhe pse kjo metodë është një risi ajo nuk është ekzaktësisht praktike.
Një metodë e tillë e integruar tek këta robotë nuk do të ishte e dobishme nëse marim shembull për shpërndarjen e pakove apo edhe për operacionet e kërkim shpëtimit. Kërkuesi Maekawa në vënd të kësaj e krahason të ecurën e robotit të krijuar prej tij me një flamingoje dhe gjithashtu shprehet se qëllimi dhe përdorimi i tij kryesor do të ishte në industrinë e argëtimit. Ne synojmë të zhvillojmë një robot me dy këmbë i cili ka aftësinë për të shfaqur lëvizje të kërkuara, duke përfshirë disa lloje kërcimesh përveç të ecurit. Gjithashtu ai është ndalur të shpjegojë se dizajni krijon mundësinë për krijime imagjinare, duke bërë të mundur lëvizje të cilat kanë qënë të pamundura për shkak të kufizimeve të mekanizmave.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)