Secondary Adv

Tenda me sistem autonom hapje dhe mbyllje

Share on Google+

Tendat e diellit janë përdorur prej kohësh për të rregulluar sasinë e dritës që një zonë merr gjatë ditës, por ato zakonisht nxiten nga motorët. 

 

Duke marrë frymëzim nga boçja e pishës, inxhinierët në ETH Cyrih kanë zhvilluar tashmë një sistem mbrojtës që mund të hapet dhe mbyllet automatikisht, pa energji elektrike të kërkuar. Në mënyrë që të lëshojnë farat në kohën më të përshtatshme, boçet e pishave hapin luspat e tyre në mot të ngrohtë dhe të thatë dhe qëndrojnë të mbyllura dhe të puthitura kur është  ftohtë dhe lagësht. Mekanizmi natyror prapa kësaj është mjaft inteligjent pasi luspat përbëhen nga dy shtresa të lidhura me fibra që lëvizin pingul me njëra tjetrën  gjë që i lejon ato të tkurren në kohën kur ajri që i rrethon ata thahet, duke e shtyrë boçen të hapet. 

 

Në të kaluarën, ky mekanizëm ka frymëzuar shkencëtarët në mënyra të ndryshme. Një ekip dikur ka  zhvilluar rroba me poret që hapen dhe mbyllen në përgjigje të ngrohtësisë, për të mbajtur përdoruesin e saj në një temperaturë të rehatshme. Ekipi i ETH Cyrih, i udhëhequr nga Chiara Vailati, ndërtoi konceptin për të krijuar një sistem prototip të ndarjes së rrezeve që do të lëvizte për të siguruar hije maksimale në mesditë dhe të paloset në mëngjes, mbrëmje dhe natë. Për ta bërë këtë, sistemi përbëhet nga dërrasa të bëra me dy shtresa të drurit të ndryshëm, prej bredhit dhe ahut.   

Këto mostra druri janë prerë dhe bashkuar në mënyrë që struktura e shtresës së bredhit shkon në një drejtim dhe ajo e drurit të ahut shkon pingul me të. Kjo imiton strukturën e boçes të pishës, duke e lejuar atë të përkulet në përgjigje të lagështisë. Për të maksimizuar shpejtësinë e këtij reagimi, kërkuesit i rregulluan këto dërrasa në çifte, me njërën kryesisht vertikale dhe tjetra që qëndron pezull rreth gjysmës së parë. Kur është lagësht, gjatë natës ose në mëngjes, palët e dërrasave qëndrojnë drejt dhe relativisht të sheshtë kundër njëri-tjetrit. 

Por, ndërsa dita përparon dhe nxehet, duke tharë ajrin, dërrasat përkulen, kështu që pjesa më e ulët e shtyn dërrasën e sipërme jashtë për të qenë pothuajse horizontale, duke krijuar më shumë hije nën të. Ekipi thotë se ky sistem mund të përdoret si një lloj mbulimi për çati ose dritare që hapet dhe mbyllet automatikisht, plotësisht nën fuqinë e vet. Përveç reduktimit të përdorimit të energjisë elektrike, sistemi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin, dhe ka shpenzime relativisht të ulëta të instalimit dhe mirëmbajtjes.


Më të lexuarat