Secondary Adv

Destinacionet me te mira per te pushuar ne shtator

Share on Google+

Vera është drejt fundit por pushimet tona pranë detit ende nuk kanë përfunduar pasi shumë vende ofrojnë mundësi për të pushuar edhe për disa kohë. 

 

Por jo gjithnjë është kështu pasi pushimet e stinës më të dashur për të gjithë, mund të zgjaten edhe ca kohë. shumë prej atyre vendeve të cilat janë destinacione kryesore për verën ofrojnë mundësinë për të pushuar edhe në muajin a parë të stinës së vjeshtës. Vjeshta jo gjithnjë është e ftohtë dhe jo kudo është e njëjtë. Mjaft vende bregdetare ofrojnë mot të ngrohtë dhe mundësi për të pushuar buzë detit edhe pasi vera pa përfunduar. disa prej këtyre top destinacioneve gjenden më poshtë dhe duhet thënë, janë për të mos u humbur. 

   

 Zanzibar

Të quajturit një vend ekzotik është shumë pak për ta përshkruar. Plazhet e tij janë një mrekulli e vërtetë me rërën e bardhë dhe ngjyrën e pakrahasuar të kaltër të detit. Muaji shtator është i thatë përpara se të nisin shirat e nëntorit dhe dhjetorit, dhe gjithashtu me temperatura jo shumë mbytëse që variojnë rreth 27°C.   

Bora Bora 

Muaji korrik dhe gusht janë muajt më të ngarkuar për këtë ishull. Por shtatori është një kohë e përkryer për ta vizituar atë duke pasur më shumë mundësi për ta shijuar atë në tërësi duke qënë se është periudha kur nuk ka fluks të madh pushuesish. Moti është i përkryer njëjtë i ngrohtë si në ditët e nxehta të verës.   

Ibiza   

Gjithçka në Ibiza vazhdon të jetë e nxehtë edhe në muajin e parë të vjeshtës. Shtatori nuk do të thotë asgjë për këtë vend pasi ai vazhdon të presë pushues të cilët shijojnë mrekullisht plazhet fantastike si dhe jetën e natës për të cilën edhe njihet.    

Santorini

Nëse pyesim një banor të ishullit se cili është muaji i preferuar për të, me siguri që do të përgjigjet për shtatorin. Vera e nxehtë me temperatura përvëluese por edhe me fluks të madh pushuesish ka mbaruar, deti është më i ngrohtë se kurrë dhe qielli është blu gjatë gjithë ditës, dhe sigurisht për të mos harruar perëndimet të cilat bëhen akoma më të mrekullueshme.    

Siçilia 

Siçilia është gjithashtu një ndër destinacionet më të përshtatshme për të pushuar në bregdet edhe në muajin shtator. Era e ngrohtë që fryn përgjatë Mesdheut nga Afrika, bën që ky ishull të jetë ende plot diell. Përveç temperaturave mjaft të përshtatshme Siçilia është gjithashtu ka më pak pushues në këtë muaj. 


Më të lexuarat