×
Secondary Adv

10 destinacionet me te mira turistike per vjeshte 2018

Share on Google+

Vjeshta është stina e përkryer për të udhëtuar dhe shijuar disa nga bukuritë e qyteteve më të bukura në botë pa hasur fluks të madh turistash. 

 

Disa prej qyteteve më të bukura në botë ofrojnë pamje mahnitëse gjatë vjeshtës. Temperaturat e përshtatshme si dhe fakti që nuk ka fluks të madh turistash, e bën vjeshtën stinën më të favorshme për të vizituar dhe për të shijuar në paqe disa prej bukurive dhe atraksioneve historike dhe natyrore që ofrojnë këto vende. Më poshtë janë renditur disa prej destinacioneve më të mira për tu vizituar në vjeshtë. 

 

Oslo, Norvegji 

Ndryshimi i stinës në europën veriore është veçanërisht mahnitës. Teksa gjethet fillojnë të transformohen, zonat pyjore marrin një pamje tjetër, duke e bërë Oslon në këtë mënyrë vendin ideal për ecjet në mbremje ose për të shijuar bukuritë e natyrës. Qyteti është vendi i shumë parqeve piktoreske të cilat bëhen akoma më mahnitëse gjatë kësaj periudhe të vitit. 

Bruges, Belgjikë

Qyteti Mesjetar i Bruges shndërrohet në një ndër qytetet më të bukura në Europë, gjatë stinës së vjeshtës me trëndafilat e kuq dhe degët e arta të pemëve të cilat mbulojnë ndërtesat historike me ngjyrat e pasura të vjeshtës. Ngjyrat e reflektuara në kanale të cilat krijojnë një skenë të veçantë romantike si dhe gjithashtu një mundësi mjaft e mirë për të kapur fotografi të përkryera.

 

Bavaria, Gjermani 

Në Gjermaninë Jugore do të gjeni peizazhet më spektakolare të Evropës me pyjet e pafundme alpine që shfaqen me ngjyra kundrejt maleve të mbuluara me dëborë. Ky është sezoni i shumë festivaleve si Oktoberfest, dhe aktivitete në natyrë si ecje në Alpet, duke bërë një udhëtim romantik në karrocë me kuaj dhe degustimi i verërave lokale në një punishte bavareze. Ka edhe disa kështjella dhe pallate historike për të zbuluar këtu, duke përfshirë kështjellat Neuschwanstein, Pallatin Linderhof, Kështjellën e Nurembergut dhe Kështjellën Burghausen.

Dubrovnik, Kroaci 

Ky qytet i bukur kroat përgjatë bregut të Adriatikut është një vend i shkëlqyer për një udhëtim të përballueshëm me çmime më të ulta se shumë qytete të tjera evropiane bregdetare, veçanërisht në vjeshtë. Në këtë kohë të vitit moti është ende i ngrohtë, por vizitorët e shumtë që zakonisht frekuentojnë këtë qytet, janë shpërndarë. Shijoni plazhe të mrekullueshme në një qetësi dhe paqe të plotë pa u hasur me një numër të lartë turistash.   

 

Piedmont, Itali 

Vjeshta, dhe veçanërisht tetori, është sezoni i pikut për ushqimin e mrekullueshëm dhe verën në Itali. Kërpudhat, gështenjat dhe çokollatat, të gjitha këto gëzojnë festivalet e tyre gjatë kësaj kohe, dhe, është edhe koha e korrjes së vreshtave. Piedmonte është vendi ku stina e vjeshtës përjetohet më së miri dhe ku ofrohen pamjet më magjike të kësaj stine. Gjithashtu Piedmonte njihet edhe për një kulturë fantastike të ushqimit dhe verës me të gjithë rajonin veriperëndimor të rrethuar nga Alpet, kështu që ka qindra rrugë dhe shtigje për të eksploruar majat rrethuese plot ngjyra.

  

Pragë, Republika Çeke 

Praga në vjeshtë është veçanërisht mahnitëse, me shumë më pak vizitorë, por zakonisht me ditë shumë të bukura. Shkëlqimi i artë i sezonit siguron një ndjenjë romantike në qytetin historik. Bëni një shëtitje pak para muzgut në Castle Hill ku do të gjeni një pamje panoramike të çatisë së kuqe të Pragës dhe mijëra të tjerave. Në vjeshtë, është shumë më e lehtë të vlerësosh atraksionetpiktoreske të qytetit, pa pasur nevojë të ndeshesh me turmat, duke përfshirë grupet turistike që krijojnë një fluks të madh në të gjithë sipërfaqen e Kështjellës madhështore të Pragës, duke e bërë të vështirë të eksplorosh me detaje këto bukuri.

Budapest, Hungari

Me vërshimin e nxehtësisë së verës dhe temperaturat e larta që vazhdojnë të jenë të larta deri  në fund të tetorit, Budapesti është gjithashtu vendi ideal për tu vizituar në vjeshtë. Gjatë këtij sezoni hungarezët festojnë pije dhe ushqime kombëtare me festivale, megjithëse shumica e turistëve janë kthyer në shtëpi. Ky është një qytet i madh për të ecur dhe vjeshta e bën atë ideale për tu endur rrugëve gjarpëruese, si dhe për të eksploruar kafenetë komode. Udhëtarët gjithashtu mund të vizitojnë rajonet të afërta  të verëra për të përjetuar të korrat në Eger, Tokaj ose Villany, ose të shijojnë ngjyrat mahnitlse të vjeshtës të reflektuara mbi  Danub.    

 

Lugano, Zvicër 

Qyteti i bukur i Luganos ndodhet në rajonin jugor të Zvicrës, në kufi me Italinë dhe në brigjet e liqenit Lugano, nën hijen e maleve të bukura vetëm në jug të Alpeve. Ky është një nga destinacionet më piktoreske në çdo kohë të vitit, por të vizituarit e këtij qyteti në vjeshtë do të thotë se temperaturat e nxehta të verës i kanë hapur rrugë një klime më të freskët në një mjedis me ngjyra madhështore.  

Stamboll, Turqi 

Ky destinacion ekzotik është perfekt për udhëtime në stinën vjeshtës, me sezonin që bie në mes të nxehtësisë ekstreme të verës dhe erës së fortë dhe temperaturave të ftohta të dimrit. Ky qytet përrallor me arkitekturën mahnitëse bëhet akoma më i këndshëm gjatë kësaj periudhe të vitit pasi numri i turistëve është më i paktë dhe mund të vizitohet lehtësisht çdo atraksion i këtij qyteti. Bëni një shëtitje nëpër rrugicat e ngushta të qytetit të vjetër të Stambollit ku do të dëgjoni tingujt e muzikës turke në çdo cep të tij. 


Më të lexuarat