
Kina ka krijuar robotin qe jep mesim ne shkolla
Një robot me dy këmbë rreth 60 cm i lartë është krijuar për të mësuar fëmijët në shkollat Kineze.
Keeko është roboti i cili nuk ka krahë por vetë dy këmbë me të cilat lëviz në mënyrë të pavarur falë kamerave dhe sensorëve të ndërtuara në të. Ky robot gjithashtu vjen edhe me një ekran të vogël i cili e ndihmon atë të bashkëveprojë me nxënësit dhe përdoret nga mësuesit për të treguar histori dhe dhe për të zgjidhur problema logjike me nxënësit e shkollave. Më shumë se 600 kopshte dhe shkolla në të gjithë vendin janë pajisur me një robot Keeko, dhe krijuesit e robotit shpresojnë ta zgjerojnë përdorimin e tij edhe jashtë kufijve. Roboti pa krahë lëviz në rrota të vogla dhe ka të ndërtuar kamera të cilat dyfishohen me sensorë navigacional dhe dhe një kamera të përparme.
"Edukimi sot nuk është më një rrugë me një drejtim, ku mësuesi shpjegon dhe nxënësit thjesht mësojnë," tha Candy Xiong, një mësues i trajnuar në edukimin e fëmijërisë së hershme, i cili tani punon me Keeko Robot Xiamen Technology. 'Kur fëmijët e shohin Keeko me kokën dhe trupin e tij të rrumbullakët, duket i admirueshëm dhe fëmijët e duan atë. Në Institutin Yiswind të Arsimit Multikulturor në periferi të Pekinit, një nga detyrat që Keeko kryen është tregimi i historive dhe zgjidhja e problemave. Çdo herë që ata marrin një përgjigje të drejtë, pajisja reagon pozitivisht duke shfaqur sytë në formë zemre në ekranin e vogël. Por Xie Yi, drejtor i një kopshti ku Keeko është vendosur për tu testuar, beson se do tëduhet një kohë e gjatë përpara se robotët të mund t'i zëvendësojnë plotësisht njerëzit në klasë. 'Të mësosh duhet të jesh në gjendje të ndërveprosh, të kesh një kontakt njerëzor, kontakt të syve dhe shprehje të fytyrës.
Këto janë gjërat që bëjnë të mundur një edukim të duhur "tha Xie. "Nuk është vetëm gjuha ose përmbajtja, është gjithçka". Ai gjithashtu tha se robotët Keeko, që kushtojnë rreth 10,000 juanë ose rreth 1,500 dollarë, mund të kenë disa përparësi ndaj një edukatori njerëzor. Kina ka investuar shumë në robotikë dhe inteligjencën artificiale në vitet e fundit me makina të zhvilluara që mund të ofrojnë ushqime, të sigurojnë shoqëri për të moshuarit dhe të japin këshilla ligjore. Pekini ka investuar para dhe fuqi punëtore në zhvillimin e inteligjencës artificiale si pjesë e planit të saj "Made in China 2025", ku një firmë kineze vitin e kaluar prezantoi robotin e parë që përafron me tiparet njerëzore, i cili mund të zhvillojë biseda të thjeshta si dhe gjithashtu arrin të realizojë shprehi të fytyrës.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotëve, Kina ka prodhimet më të mira robotike të krijuara në të gjithë botën, me rreth 340,000 njësi në fabrika në të gjithë vendin. Tregu i robotëve të shërbimit, duke përfshirë pajisjet mjekësore të specializuara dhe madje edhe fshesat e korentit të automatizuara, vlerësohet të jetë në vlerë prej 1.32 miliardëdollarë vetëm vitin e kaluar. Pritet të rritet në 4.9 miliardë dollarë deri në vitin 2022, tha firma kërkimore e hulumtimit të tregut në Kinë. Javën e kaluar, Pekini priti Konferencën Botërore të Roboteve, duke shfaqur makina që mund të diagnostikojnë sëmundjet, si dhe të luajnë muzikën e preferuar.
Keeko është i fundit në një varg zhvillimesh nga Kina që përdorin robotikën dhe inteligjencën artificiale. IPal, një shoqërues i llojit për fëmijët, është robot i fundit humanoid që do të tregtohet për përdorim familjar, duke ndjekur gjurmët e llojit tjetër të ngjashëm, robotit "Pepper", të lëshuar nga SoftBank i Japonisë në 2015.
Më të lexuarat








