×
Secondary Adv

Prezantohet taksia e pare vete drejtuese ne Europe

Share on Google+

Shërbimi i parë i taksive vetë drejtuese në Europë është prezantuar në Rusi, me kompaninë Yandex që sjell flotën e saj në qytetin Innopolis.   

 

Flota e makinave autonometë operuara nga Yandex, një kompani Ruse e cila ofron të njëjtat shërbime si Google, duke përfshirë makinat vetë drejtuese, shërbime të internetit si dhe një asistent me inteligjencë artificiale që aktivizohet përmes zërit. Kjo kompani ka prezantuar projektin e saj provë lidhur me flotën e makinave vetë drejtuese që do të operojë në qytetin e Innopolis të njohur si qyteti i teknologjisë së lartë. Shërbimi i taksive do të transportojë pasagjerët midis pesë zonave të përcaktuara për taksitë, ku përfshihen ndalesa në univeristetin e qytetit, stadiumin si dhe blloqet e apartamenteve. 

 

Shërbimi i transportit do të jetë falas për pasagjerët gjatë periudhës së provës, ku në brendësi të makinës do të jetë gjithashtu një inxhinier për të garantuar siguri gjatë udhëtimit të provës. Kompanitë e automjeteve në të gjithë botën kanë vështirësi në punën për krijimin e makinave të tyre vetë drejtuese, gjithësesi kjo është hera e parë që makinat vetë drejtuese do të jenë të disponueshme për pasagjerët edhe gjatë kohës së tyre të provës. Taksitë autonome janë dizajnuar për tu përshtatur me përdoruesit e tjerë të rrugëve, duke u lënë hapësirën e nevojshme edhe makinave të tjera por dhe këmbësorëve, duke realizuar edhe ndalesa emergjente nëse është e nevojshme. Rreth 100 njerëz janë regjistruar tashmë për tu bërë pjesë e provës si pasagjerë të këtyre taksive vetë drejtuese. 

 

Ekipi i makinave vetë drejtuese Yandex po planifikon që më vonë të mund të shtrijë më gjerë shërbimin e saj të taksive vetë drejtuese duke përfshirë më shumë destinacione, makina të ndryshme, dhe heqjen e shoferit rezervë për raste emergjente, për të përmirësuar shërbimin bazuar në rezultate, u shpreh një përfaqësues i kësaj firme. Qeveritë janë shpesh herë dyshues rreth vendosjes së makinave vetë drejtuese në rrugët e qyteteve për shkak se teknologjitë janë në mënyrë të vazhdueshme duke u zhvilluar dhe përmirësuar. Anglia ka katër qytete të cilat aktualisht lejojnë prova të tilla të makinave vetë drejtuese, ndërkohë që Franca dhe Izraeli lejojnë teste të përzgjedhura të këtyre makinave dhe jo të gjitha. Gjithësesi këto shërbime nuk janë ende të hapura për publikun pra ende nuk janë hapur për shërbim pasagjerësh.  

Rustam Minnikhanov, i cili është kryetari i bashkisë së zonës ku po testohen këto makina është shprehur se taksitë autonome janë më të sigurta. Unë mund ta drejtoj një makinë në mënyrë profesionale shprehet ai, dhe njëkohësisht mundet ta bëjnë njësoj këto taksi autonome. Sistemi sipas tij vepron në mënyrë shumë të detajuar dhe delikate. Mënyra se si makina kthehet, ecën janë vërtet të sigurta. Innopolis fillimisht është themeluar si një park teknologjik në vitin 2012, me një fokus për mbështetjen e industrive të teknologjisë së lartë. Sidoqoftë, më vonë iu dha statusi i qytetit dhe ka plane të vazhdueshme për të zhvilluar zonën në disa faza, të shpërndara në 120 hektarë, me një universitet që shërben si pikë qendrore kryesore. 

 

Shërbimet autonome të taksive tashmë janë testuar në një numër vendesh të tjera nëpër botë. Firma amerikane NuTonomy nisi një shërbim të makinave autonome në Singapor në 2016, ndërkohë që kompania Uber dhe Waymo, po provojnë skema të ngjashme në Kaliforni, Arizona, Pitsburg dhe Teksas. Një shërbim taksi vetë drejtuese po kryen gjithashtu testet e para në kryeqytetin japonez të Tokios me synimin për ta pasur gati si shërbim në Lojrat Olimpike 2020.


Më të lexuarat