×
Secondary Adv

Deshton testi i makines vetedrejtuese te Apple

Share on Google+

Një nga makinat vetëdrejtuese të Apple ka dështuar në testin e fundit ku është përfshirë në një aksident të vogël të ndodhur në Kaliforni. 

 

Një nga makinat vetëdrejtuese të Apple është përfshirë në një aksident automobilistik të vogël për herë të parë. Në një raport të paraqitur në Departamentin e Kalifornisë të Automjeteve Motorike, krijuesi i iPhone tha se automjeti prototip Lexus RX 450h ishte përplasur lehtë nga një shofer që udhëtonte me një automjet Nissan. Asnjë njeri nuk u lëndua në përplasje, por të dyja automjetet pësuan njëfarë dëmi. Një zëdhënës i Apple konfirmoi se kompania kishte paraqitur raportin, por nuk komentoi më tej. Ai nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve se nëse makina e cila është pjesë e provës nga kompania Apple për flotën e saj të makinave autonome, mund të shkak i këtij aksidenti të vogël. Përplasja ndodhi në Sunnyvale të Kalifornisë, e cila nuk është shumë larg nga selia e Cupertinit të Apple.  

 

Ajo ishte e thatë, e pastër dhe nuk ndodhej në kushte të pazakonta në kohën e aksidentit, paraqitej në dosjen e raportit të dorëzuar nga Apple. Një raport i kohëve të fundit që vjen nga Consumer Affairs zbuloi se automjetet autonome po përfshihen gjithnjë e më shumë në aksidente. Një gjë e tillë duhet të jetë shkak i ngarjes në mënyrë shumë të pakujdesshme nga makinat vetëdrejtuese, që si rrjedhojë sjell edhe probleme në funksionin e sistemit autonom të këtyre makinave. Apple nuk është firma e vetme që ka raportuar një aksident që përfshin një nga makinat autonome. GM, Toyota dhe flota e makinave vetëdrejtuese të Google, Waymo, të gjitha kanë raportuar aksidente dhe përplasje sado të lehta, gjatë muajit gusht. 

 

Dosja e DMV konfirmon se Apple është ende në garë për të testuar automjete autonome. Drejtuesit e Apple nuk kanë folur publikisht në lidhje me programin e makinave autonome të kompanisë, por paraqitjet në një gjykatë penale muajin e kaluar konfirmuan se kompania kishte të paktën 5.000 punonjës që punonin në projekt dhe se po punonte në bordet e qarkut dhe një çip të patentuar në lidhje me makinat vetëdrejtuese. Apple është duke hyrë në një fushë të mbushur me konkurentë ku rivalët si Waymo dhe prodhuesit tradicionalë të makinave të tilla si GMC Cruise Automation, si dhe startupet si Zoox i Silicon Valley, po derdhin miliarda dollarë në makina që mund të lëvizin vetë pa pasur nevojë për një drejtues njeri. Përpjekjet e Apple mbetën të fshehura edhe vite pasi rivalët e saj si Google kishin filluar testimin e këtyre automjeteve në rrugët publike. Njohjet e para publike mbi interesin nga ana e gjigandit të prodhimit të smartphonëve, Apple, në lidhje me këtë fushë erdhën pas zbulimit të një letre nga kjo kompani për rregullatorët e transportit të SHBA në fund të vitit 2016 duke u bërë thirrje atyre të mos kufizojnë testimin e automjeteve. 

Vitin e kaluar, Apple siguroi një leje për të testuar automjete autonome në Kaliforni. Ajo ka testuar makina në rrugë që nga viti i kaluar dhe tani ka leje për më shumë se 60 automjete. Hulumtuesit e Apple gjithashtu vitin e kaluar botuan hulumtimin e tyre të parë publik mbi makinat, një sistem softueri që mund të ndihmonte më lehtë këmbësorët. Firma gjithashtu ka paraqitur patenta të ndryshme që kanë të bëjnë me makina, duke përfshirë një dokument të kohëve të fundit që përshkruan ndenjëset e automjeteve që mund të futen në një pozicion më të sigurt dhe të prodhojnë reagime për të njoftuar shoferët, të cilët mund të jenë duke udhëtuar me modalitet vetëdrejtues.  

Siguria e makinave vetëdrejtuese është bërë një burim shqetësimi për rregullatorët e transportit të SHBA këtë vit pasi një prej automjeteve të Uber goditi dhe vrau një grua në mars në Arizona, duke bërë që kompania të mbyllë përpjekjet e saj të testimit për një kohë të pacaktuar. Uber ka thënë se ka në plan që deri në fund të këtij viti të rivendosë përsëri në rrugë makinat e saj vetëdrejtuese. DMV e Kalifornisë tha se ka marrë 95 raporte të përplasjes së automjeteve autonome që nga 31 gushti. Dhjetra kompani kanë marrë leje për të testuar automjetet vetëdrejtuese në rrugët e Kalifornisë, por ato leje kërkojnë praninë e një shoferi për të siguruar një udhëtim të sigurt.


Më të lexuarat