Secondary Adv

Robotet rrezikojne 75 millione vende pune ne gjithe boten

Share on Google+

Sipas një studimi më shumë se gjysma e të gjitha detyrave në vendet e punës do të kryhen nga makineritë deri në vitin 2025. 

 

Ky është një përfundim i arritur nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili parashikon që inteligjenca artificiale dhe robotët do të mbyllin 75 milionë vende pune në mbarë botën deri në vitin 2022. Organizata jofitimprurëse zviceriane gjithashtu pretendon se jo më shumë se 133 milion vende të reja pune do të krijohen nga makineritë robotike deri në atë kohë. Njerëzit do të duhet të rindërtojnë aftësitë për të mbajtur ritmin me 'zhvendosjen sizmike' në mënyrën se si punojmë krahasuar me makineritë, thuhej në studimin e kryer nga kjo organizatë. 

Pra njerëzve do tu duhet që të riformojnë dhe të zhvillojnë gjithashtu mjaft prej aftësive zotëruese por edhe të reja, për të arritur nivele të ngjashme me ato të robotëve, duke qënë se këta të fundit njihen për aftësi shumëfunksionale. Ai tha: "Megjithë përçarjet e përhapura, ardhja e makinerive, robotëve dhe inteligjencës artificiale në fund ekziston një mundësi që e gjithë kjo të ketë një ndikim pozitiv në punësimin njerëzor." Me bazë në Gjenevë, Forumi Ekonomik Botëror, kreu një raport mjaft të rëndësishëm për kohën në të cilën po jetojmë, me teknologjinë që po acancon çdo ditë e më shumë dhe me sisteme e makineri robotike të cilat po krijohen ngado. 

 

Raporti quhet "Ardhmëria e punës 2018", i dyti i këtij lloji, dhe bazohet në një sondazh të drejtuesve që përfaqësojnë 15 milionë punonjës në 20 ekonomi. Hulumtimi parashikon që robotët të zëvendësojnë me shpejtësi njerëzit në sektorin e kontabilitetit, menaxhimit të klientit, industrisë, postës dhe sekretarisë. Punët që kërkojnë 'aftësi njerëzore' si shitjet, marketingu dhe shërbimi ndaj klientit mund të shohin rritje të kërkesës ndërkohë, së bashku me e-commerce dhe mediat sociale. Një sfidë e madhe do të jetë për të riorganizuar punonjësit, të cilët vetë do të jenë të shtyrë për të përmirësuar aftësitë sidomos në fushat e "kreativitetit, të menduarit kritik dhe bindjes", zbuloi studimi. Ndërmjet periudhës së tanishme dhe deri nëvitin 2022, pronarët e bizneseve besojnë se sektori i aviacionit, udhëtimit dhe turizmit në veçanti do të duhet të ritrajtojë punëtorët. 

 

Deri në 54 për qind të fuqisë punëtore globale do të kërkojë rikualifikim për të marrë role të reja  në një kohë kur roli, numri dhe rëndësia e makinerive robotike po rritet kohë pas kohe me ritme shumë të shpejta, thanë studiuesit e këtij raporti. Gjysma e kompanive presin të shkurtojnë stafin e tyre të përhershëm deri në vitin 2022, një kapërcim i vlerës prej 38 për qind të bizneseve që presin të rritin fuqinë punëtore të tyre. Më pak se një e treta e kompanive presin futjen e robotëve dhe inteligjencës artificiale gjithashtu, për të rritur fuqinë punëtore të tyre. pra përfshirja e makinerive robotike si dhe sistemit të inteligjencës artificiale do të sillte një produktivitet më të lartë për këto kompani, si dhe në të njëjtën kohë një kosto shumë herë më të ulët se sa ajo që nevojitet për punësimin e punëtorëve njerëz. 

Ata thanë se një tendencë e përgjithshme drejt të mësuarit dhe përshtatjes gjatë gjithë jetës do të shfaqet në dekadat e ardhshme. WEF tha se sfidat për punëdhënësit përfshijnë rikualifikimin e punonjësve, duke mundësuar punësimin e largët dhe ndërtimin e rrjetave të sigurisë për punonjësit. Pra si përfundim ajo çfarë po dominon në ditët e sotme është teknologjia gjithnjë e më shumë në rritje, robotët dhe inteligjenca artificiale që po përfshihet në çdo sektor biznesi. Të gjitha këto përbëjnë rrezik për punonjësit njerëz, të cilët duhet të përshtaten por edhe të bëjnë një punë të lodshme për tu rikualifikuar, për të arritur standarte të njëjta me ato të makinerive robotike për të mos rrezikuar humbjen e punës. 


Më të lexuarat