
Krijohet mishi per vegjetarianet
Një shkencëtar Italian ka printuar në 3D biftekë dhe mish pule të cilat ofrohen në menunë e një restoranti për klientë vegjetarianë në Barcelonë
Shkencëtari ka printuar në 3D mish për të shtuar në menunë e një restoranti në Barcelonë për herë të parë mish për vegjetarianët. I vetmi problem shprehet shkencëtari është se mishi i printuar në 3D nuk ka një shije dhe për këtë arsye mendohet të punohet akoma për ti shtuar një shije këtij mishi. Krijuesi quhet Giuseppe Scionti i cili tashmë është i pari i cili ka krijuar mish përmes një teknologjie, duke përdorur një proteinë pudër tëmarrë nga orizi si dhe nga bizelet si dhe gjithashtu komponentë të algave të detit.
Duke përdorur sistemin teknologjik CAD Scionti dizejnoi një program që i kthen produktet në ushqim, të cilat janë vendosur në një makineri duke përdorur shiringë, në brendësi të një fije të hollëtë gjatë, që më pas merr formën e një bifteku apo mishi tjetër. Produkti i cili kur prodhohet ka ngjyrën e kashtës, thuhet se ka të njëjtën cilësi si edhe bifteku i vëretë si dhe është dizajnuar që të luftojë efektet mjedisore të produkteve të mishit. Makineria mund të prodhojë afërsisht një çerek paundi të mishit vegjetarian në brenda 30 deri në 50 minuta.
Gjithashtu shkencëtari ka zhvilluar edhe një zëvendësues të mishit të pulës, duke përdorur gjithashtu teknologjinë 3D për të krijuar atë që ai e quan, një fibër bimore me bazë pule. Studiuesi italian zhvilloi makinerinë e tij të printimit 3D në Universitetin Politeknik të Katalonjës në Barcelonë, Spanjë. Z. Scionti tha se kishte kontaktuar tashmë pronarët e restoranteve për shitjen e ushqimit të tij vegjetarian ndaj klientëve. Ai tha se kuzhinierët ishin 'të interesuar për diçka që duket si një biftek, por ka shije si kërpudha'. 'Shija e prototipeve të para është e mirë, por nuk e imiton shijen e mishit të kafshëve.
"Sidoqoftë, kjo nuk më shqetëson, sepse teknologjitë për të imituar shijen e mishit të kafshëve tashmë janë zhvilluar në vitet e fundit, ndërsa sfida kryesore për mua ishte të siguroja qëndrueshmërinë dhe cilësi.” Përbërësit ishin 'të gjithë natyralë, të bazuar në bimë, jo OMGJ dhe të miratuara për përdorim të ushqimit kudo në botë', tha ai. Ai tha se po synonte të arrinte pikën ku mund të prodhonte gati një të katërtën e një mase mish me bazë bimore në pesë deri në 10 minuta me një kosto më të vogël se 50 cent. Z. Scionti tha: Po afrohemi më shumë në arritjen e parashikimit të Churchill në vitin 1931, i cili tha se "do të shpëtojmë nga absurditeti i rritjes së një pulë të tërë për të ngrënë gjoksin ose krahun duke rritur këto pjesë veç e veç nën një mjedis të përshtatshëm".
"Qëllimi ishte zvogëlimi i emetimeve të gazrave serë nga kafshët, të cilat përfaqësojnë 14.5 për qind të totalit të shkarkimeve të serrave të shkaktuara nga njeriu, tha ai. Ai tha se bifteku duhej më shumë punë për t'u dukur si një artikull i rregullt në një menu restorantesh."Pamja e saj mund të përmirësohet me një investim kohe dhe prototipa të reja, pasi ky aspekt është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e konsumatorit," i tha ai gazetës spanjolle El Pais. Ai tha se kostoja dhe koha që aktualisht nevojitet për të prodhuar biftekët 'do të reduktohet kur ai të fillojë t'i bëjë ato në një shkallë më të madhe.
Më të lexuarat








