Tendencat me te fundit te arredimit per dhome femijesh
Nëse po kërkoni ide se si të arredoni dhomën e fëmijës tuaj, disa prej stileve dhe dizajneve më të preferuara për 2018 gjenden më poshtë.
Arredimi i hapësirës së fëmijës tuaj është padyshim mjaft i rëndësishëm dhe që kërkon një impenjim të madh për të sjellë të gjithë elementët e dëshiruar në një dhomë të vetme. Dizajnet dhe stilet janë të ndryshme por është e rëndësishme që në raste të tilla ato të përfshijë ose të ndërthuren me elementë përfaqësues të fëmijës tuaj. Detaje apo elementë që shfaqin dhe nxjerrin në pah personalitetin por edhe preferencat e fëmijës tuaj. Hidhini një sy 10 prej stileve më të mira të arredimit për vitin 2018 për tu frymëzuar sadopak për arredimin e përkryer të dhomës së fëmijës tuaj.
Kjo dhomë është padyshim një reflektim i dritës, ndriçimit dhe stilit, madje ofron edhe mundësi për ti shtuar elemntë të personalitetit të fëmijës siç mund të jenë aksesorë të ndryshëm ose ngjyra e preferuar.
Një dhomë e tillë është e ndriçuar dhe duket mjaft natyrale edhe pse bashkuar me dizajn bashkëkohor dhe elementë të tillë si një dërrasë e zezë si një mur në krah të krevatit, por edhe drita që varen që i japin ndjesi ngrohtësie dhomës së fëmijës tuaj.
Që në dukje vihet re se kjo dhomë gjumi për fëmijë shfaq një dizajn modern, me ngjyra të gjalla që i japin freski, ndriçim si dhe ndjesi lumturie kësaj dhome.
Kjo është një dhomë për vajza, e cila shfaq stilin e fundit të arredimit për të voglën tuaj. Ngjyra pastel është e përkryer për tu përdorur në dhomat e fëmijëve, bashkë me nuanca të ngjashme të kësaj ngjyre që padyshim i japin një ndjesi gjallërie dhe shkëlqimi kësaj hapësire.
Padyshim një dhomë që shfaq një stil modern, me ngjyra të errëta mbizotëruese por edhe me një krevat që gjithashtu mund të shfrytëzohet si një hapësirë e përshtatshme për të ruajtur lodrat e preferuara të fëmijës tuaj.
Nëse po kërkoni të shfrytëzoni sa më mirë hapësirën në dhomën e fëmijës tuaj, atëherë zgjidhni një krevat të tillë që kryen edhe funksionin e një dollapi, me sirtarë në pjesën e poshtme të tij. Gjithashtu ngjyrat e kontrastit janë të përkryera për ti rezistuar kohës.
Një stil vintage por ndërthurur edhe me një stil kontemporan është ideja e duhur për të arreduar dhomën e fëmijës tuaj. Gjithçka e vendosur në hapësirën e vet dhe eleminimi i mobiljeve që zënë hapësirën e nevojshme, e bën më të lehtë sistemimin e kësaj dhome.
Një dhomë e tillë përfshin elementë edukativë siç janë numra të printuara në 3D në ngjyra të ndryshme. Kjo dhomë shfaq një stil mjaft praktik me një krevat që mund ti shërbejë fëmijës tuaj edhe në një moshë të mëvonshme. Muret janë të lyera në një ngjyrë blu në gri që ofron hapësira për ndryshime në arredim.
Nëse po kërkoni të krijoni një ambjent argëtues që njëkohësisht të reflektojë edhe pëlqimet dhe personalitetin e fëmijëve tuaj, kjo është një ide arredimi e përkryer për ju. Përdorni aksesorë dhe elementë që përfaqësojnë mjaft mir preferencat e tyre si letra muri, inicialet e tyre dhe personazhe të animuar që ata mund të pëlqejnë.
Letra e murit në këtë foto që shfaq imazhin e karuselit është një nga më të preferuarat për fëmijët në ditët e sotme. Ajo ofron elemente që i qëndrojnë kohës dhe moshës së fëmijës tuaj, ndërsa ende frymëzon imagjinatën dhe inkurajon një dashuri për natyrën. Elementët e tjerë shfaqin një stil modern me mobilje të thjeshta dhe ku mbizotërojnë ngjyrat neutrale.