Secondary Adv

Ngrohja globale shkakton deme ne shendetin mendor

Share on Google+

Sipas një studimi të ri rritja e temperaturës globale mendohet se është shkaktare gjithashtu për rritjen e normës së sëmundjeve mendore.    

 

Viti i kaluar ishte i treti vit që konsiderohet si viti më i nxehtë duke shënuar temperatura rekord, ndërkohë që 2016 cilësohet si viti më i nxehtë ndonjëherë. Një numër relativisht i lartë njerëzish po luftojnë me problemet e shëndetit mendor në SHBA, në shifra të cilat nuk kanë ekzistuar kurrë më parë. Hulumtimet e reja nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets (MIT) dhe Universiteti i Harvardit sugjerojnë se nuk është rastësi: me çdo gradë Celsius që rritet temperatura globale, problemet e shëndetit mendor rriten me dy përqind. 

 

Një shifër kjo mjaft e frikshme duke marrë parasysh që ngrohja globale po shndërrohet në një problem gjithnjë e më shumë në rritje dhe që duket se nuk do të ndalet. Çdo specie në planet tashmë ndjen efektet e ngrohjes globale. Njerëzit nuk janë përjashtim, por truri ynë unik ka pasoja unike. Shumë studime kanë treguar se, në ditët më të nxehta, më shumë njerëz përfundojnë në urgjencë, dhe për probleme të dukshme si goditja e nxehtësisë dhe dehidratimi. Gjithashtu numri i njerëzve që bëjnë vizita për arsye psikologjike dhe psikosociale është rritur ndjeshëm. Njerëzit gjithashtu priren të sillen më impulsivisht dhe në mënyrë të çrregullt në ditët më të nxehta. 

 

Për studimin e ri, ekipi i MIT dhe i Harvardit krahasuan ndryshimet e temperaturës dhe çështjet e shëndetit mendor, siç raportohet nga më shumë se dy milionë njerëz në një numër kontekstesh të ndryshme në të gjithë SHBA. Duke përdorur të dhëna të më shumë se një dekade, ata shqyrtuan shëndetin mendor rreth kohës së ngjarjeve të vetme, ekstreme, gjatë periudhës prej një muaji, dhe gjatë një periudhe pesëvjeçare. Nuk kishte rëndësi se sa e gjatë ishte trajektorja e temperaturave në rritje, në çdo skenar problemet e shëndetit mendor u bënë më të përhapura. Çuditërisht, ngjarjet më dramatike pasuan me ndryshimet më dramatike në shëndetin mendor. Pas uraganit Katrina në gusht të vitit 2005, raportet për çështjet e shëndetit mendor ishin katër për qind më të larta në mesin e atyre që përjetuan gjithë këtë katastrofë natyrore sesa midis atyre që jetonin jashtë zonave të fatkeqësive. Një studim mbi ndryshimet gjatë pesë viteve ndihmoi shkencëtarët të krijojnë një ide më të qartë dhe të saktë se si ndryshimi i klimës si një fenomen afatgjatë mund të ndryshojë shëndetin mendor të njerëzve në mbarë botën.

 

Me ndryshimin e temperaturës mesatare mujore nga 25 gradë në 30 gradë C pason me një rritje prej dy për qind në rastet e personave me probleme të shëndetit mendor. Në SHBA rreth një në çdo pesë vetë has një problem mendor në një vit të caktuar. Kjo do të thotë se për çdo gradë rritje që pëson temperatura e globit, 88.000 amerikanë janë të rrezikuar nga prekja e një sëmundje mendore. Nuk është e qartë saktësisht se pse fatkeqësitë natyrore dhe temperaturat në ndryshim kanë efekte të tilla të dëmshme në shëndetin mendor, por bëhet gjithnjë e më e sigurtë se problemi do të përhapet dhe të intensifikohet. 

'Ngrohja ka të ngjarë të përforcojë frekuencën dhe intensitetin e fatkeqësive natyrore, të cilat shpesh shkaktojnë lëndime fizike, dëmtime psikike dhe çrregullime shoqërore në rajonet e prekura. Ndryshime graduale në ndryshimet klimatike pritet gjithashtu të ndryshojnë sistemet njerëzore në mënyra të pakthyeshme", shkruan autorët e studimit.


Më të lexuarat