Secondary Adv

Amazon terheq nga funksioni sistemin Al te rekrutimit

Share on Google+

Amazon ka tërhequr nga funksioni sistemin e saj të inteligjencës artificiale që përdorej për rekrutimin e punonjësve, për shkak se bënte përzgjedhje diskriminuese.    

 

Kompania ishte duke punuar që prej vitit 2014 për krijimin e programeve të tilla kompjuterike të cilat do të mund të bënin përzgjedhjen e kandidatit të duhur për tu përzgjedhur për punësim. Por kohët e fundit kompanisë i është dashur të tërheqë nga funksioni këtë sistem që i ndihmonte ata të përzgjidhnin aplikantin më të mirë mes mijëra të tillë, dhe kjo për shkak se u dalluan probleme me sistemin që lidheshin me paanshmërinë në përzgjedhje. Sipas të dhënave gjatë kohës sistemi kishte mësuar të preferonte dhe përzgjidhte më shumë punonjës meshkuj duke eeleminuar si mundësi kandidatet femra. 

Mjeti i ri eksperimental që përdorte inteligjencën artificiale për tu dhënë kandidatëve për punë një vlerësim rreth aftësive dhe kualifikimit të tyre. Automatizimi ka qënë pikë kyçe në dominimin e shitjeve online nga Amazon, të aplikuar në magazinat ose në funksione të tjera siç është edhe rekrutimi. Praktikisht sistemi duhej të funksiononte në këtë mënyrë duke përzgjedhur nga 100 aplikime vetëm 5 prej tyre të cilët më pas do të përzgjidhet më i miri. Por në vitin 2015 kompania arriti të vërejë që sistemi për disa pozicione të caktuara pune nuk përzgjidhte asnjë kandidate femër. Një gjë e tillë vjen si rezultat i shembujve që ka marë ky gjatë kohës që praktikohej. Për të arritur të kryejë funskionin e caktuar, sistemit i është dashur të analizojë dhe të mësojë nga një sistem i gjatë rekrutimi 10 vjeçar në këtë kompani, ku aplikantët më shumë të përzgjedhur kanë qënë meshkuj.  

 Në këtë mënyrë sistemi ka mësuar një sjellje të tillë duke përzgjedhur në të njëjtën mënyrë kandidatë meshkuj dhe duke eleminuar ato femra. Amazon nuk pranoi të komentonte mbi motorin e rekrutimit ose sfidat e tij, por kompania thotë se është e angazhuar të punojë në diversitetin dhe barazinë. Eksperimenti i kompanisë ofron një studim rastesh në kufizimet e mësimit të makinës. Rreth 55 përqind e menaxherëve të burimeve njerëzore të SHBA thanë se inteligjenca artificiale do të ishte pjesë e rregullt e punës së tyre brenda pesë viteve të ardhshme, sipas një sondazhi të vitit 2017 nga firma softuerike CareerBuilder. 

 

Punëdhënësit kanë ëndërruar gjatë për shfrytëzimin e teknologjisë për të zgjeruar rrjetin e punësimit dhe për të zvogëluar besimin në mendimet subjektive të rekrutuesve njerëzorë. Paragjykimi gjinor nuk ishte çështja e vetme. Problemet me të dhënat që mbështetën gjykimet e modeleve nënkuptonin që kandidatë të pakualifikuar shpesh rekomandoheshin për të gjitha llojet e vendeve të punës.


Më të lexuarat