Secondary Adv

10 ide perfekte per arredimin e brendshem te restorantit

Share on Google+

Arredimi i një restoranti ka po aq rëndësi sa edhe shërbimi, për këtë arsye nevojiten ide për ta bërë më të lehtë përzgjedhjen e duhur për arredimin e kësaj hapësire. 

 

Të arredosh një restorant nuk është aspak e lehtë pasi në ditët e sotme kërkesat e klientëve janë gjithnjë e më në rritje, duke synuar për elegancë, komoditet por edhe stil bashkëkohor që pasqyrohet deri në detajet më të vogla të kësaj hapësire. Mobilimi por edhe dekori duhet të shkojë përshtat me elementë të restorantit duke synuar edhe origjinalitet dhe një arredim unik. Synoni drejt modernes por në të njëjtën kohë ofroni komoditet dhe hapësirë të bollshme që krijon ndjesinë e qetësisë dhe privatësisë. Disa prej stileve më të bukura të arredimit të restorantit për 2018, gjenden më poshtë me disa prej më mbizotërueseve që shfaqin stil të veçantë dhe elegant.  

 

Duke shfaqur një fasadë me xhama të harkuar, tarracë tradicionale dhe hapësirë me dy kate, restoranti paraqet një dizajn klasik me ngjyrën e bronzit mbizotëruese.   

Mobilimi i brendshëm mbreslënës shfaq karakteristika unike Viktoriane të tilla si tavanete mëdha me lartësi të trefishtë si dhe elementë modernë të përdorur tek karriget si dhe tek forma e vendosjes së mobiljeve. 

Një tjetër dizajn i veçantë i cili dallon për stilin modern të mobilimit, ngjyrat e theksuara të përdorura në të, ndriçues unikë në formë dhe përbërje, si dhe sigurisht një kombinim i pazakontë ngjyrash.   

Një fitues i denjë i titullit si një ndër restorantet me dizajnin më të mirë, ky restorant është elegant dhe plot stil, duke vënë në dukje cilësinë e një dizajni unik dhe jo shpeshherë të hasur, në çdo cep të tij. 

E ndriçuar dhe e ajrosur, kjo hapësirë shfaq një dizajn krejtësisht elegant ku fenerët e mëdhenj prej xhami si dhe pllakat që ngjasojnë me parketin por dhe ngjyra e unifikuar e bronzit, sigurojnë një stil me të vërtet unik dhe të pakrahasueshëm për këtë restorant. 

I guximshëm, i freskët dhe organik si vetë ushqimi i këtij restoranti, dizajni i brendshëm i tij krijon një oaz të qetë në mes të jetës së ngarkuar të qytetit. Kjo hapësirë e ndriçuar mirë dhe e ajrosur me një zonë të dedikuar për bar me piano të madhe, një restorant i vendosur mbi dy kate, si dhe një zonë në natyrë dhe një kafe bar në ambjentin e jashtëm. 

Dizajni i brendshëm i këtij restoranti është krejtësisht elegant, poetik dhe i rrethuar nga gjelbërimi. Rrethuar me lule të bukura, zona e izoluar sekrete e ngrënies në pjesën e kopshtit ju largon nga jeta e zënë e përditshme dhe ju ofron një qetësi dhe komoditet.  

Një xhevahir në kurorën e dizajnit të brendshëm ky restorant shfaq një ndjesi të sofistikimit përmes ndriçimit të këtij ambjenti, me shkëlqimin vezullues të ngjyrës së bakrit dhe me shkallët spirale të gjallëruara me shkëlqim në katin e poshtëm. 

E rafinuar dhe delikate në thjeshtësinë e saj, dizajni i brendshëm i këtij restoranti është frymëzuar nga Japonia dhe natyra e saj, duke krijuar një estetikë organike. Tendosja natyrore dhe siluetat e pyjeve japonezë, por edhe elementët e degëve të pemëve të reflektuara në dritën e tavanit, në mure, por edhe në pasqyrat astronomike dhe në mobiljet e gjera, bëjnë që ky të jetë një dizajn mbreslënës dhe unik. 

Frymëzuar nga elementë dekorativë të shekullit të 20-të, stili ikonik ofron një dizajn të përsosur për restorantin më të mahnitshëm në Londër, duke përdorur sfonde shumëngjyrëshe, mermere të hollë dhe ndriçim elegant.


Më të lexuarat