Secondary Adv

Trendet e fundit per pllakat e dyshemese

Share on Google+

Mbani shtëpinë tuaj të përditësuar me trendet e fundit të arredimit duke filluar me dyshemenë tuaj. 

 

Disa prej stileve më të fundit dhe gjithashtu mbizotëruese të pllakave për vitin2018 do ti gjeni më poshtë. Shumë prej tyre janë elgante por edhe të qëndrueshme në kohë për të mbetur në modë edhe në vitet pasardhëse. Dyshemeja është mjaft e rëndësishme dhe si çdo element tjetër i arreduar në shtëpi, duhet të jetë i kombinueshëm dhe i zgjedhur me kujdes për të krijuar ambjentin e dëshiruar. Edhe pse me kalimin e viteve alternativat janë shtuar, pllakat vazhdojnë të jenë një opsion mjaft i preferuar që vazhdon të ofrojë një arredim perfekt për dyshemetë e shtëpive.     

 

Pllaka dyshemeje që duken si druri

Në 2018 kanë mbizotëruar në mënyrë të konsiderueshme pllakat tradicionale që kanë pamjen e drurit por edhe të gurit të cilat padyshim ofrojnë një pamje krejtësisht origjinale të ambjentit tuaj. 

Pllakat e dyshemesë që duken si mermer

Pllakat e dyshemesë të cilat ofrojnë pamjen e mermerit, të ndritshme, të pastra dhe elegante kanë qenë një prej më të kërkuarave në treg për shekuj. 

Pllakat me pamjen e gurit natyror

Ashtu si pamja e mermerit, kjo prirje gjithashtu nuk është vërtet e re. Pllakat që të krijojnë përshtypjen e drurit dhe gurit po bëhen gjithnjë e më popullore. 

Pllakat me pamjen e betonit

Pllakat që duken si të jenë prej betoni, i japin dyshemesë tuaj një stil minimalist duke ua bërë edhe më të lehtë përshtatjen me mobiljet e tjera në këto hapësira. 

 

Pllakat e dyshemesë që duken metalike

Pllaka metalike po shfaqen në të gjithë vendin dhe duken mjaft mirë. Mjaft të përdorura në dyshemetë e banjove dhe për të theksuar muret, pllakat metalike dallojnë për tematikën e përdorimit të teknologjive të reja për të krijuar pamjen që më parë ishte e pamundur.

Dyshemetë me pllaka gri

Dyshemetë gri janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë dekadës së fundit. Edhe pse pllakat gri, veçanërisht me pamje guri, janë gjithashtu shumë të njohura për përdorim në kuzhinë.

Dyshemetë e bardha

Ju do të shihni pllakat e shndritshme të bardha me pamje prej mermeri si pjesë e kombinueshme për një arredim modern por edhe klasik të hapësirës tuaj sidomos për një dhomë ndenjeje.   

Pllakat e bardha tradicionale

Pllaka të ndritshme të bardha janë super të kombinueshme për shtëpinë. Në vitin 2018, tematika e arredimit është e përqëndruar tek kontrasti. Ju do të shihni moblije të errëta të cilat kombinojnë mjaft mirë me një dysheme të bardhë të pastër, duke sjellë një pamje tradicionale. 

Dyshemetë me tone të ngrohta

Tonet e ngrohta janë përfshirë gjithashtu tek pllakat kryesisht me ngjyrat e mjaltit dhe të drurit. Kryesisht e përshtatshme për ambjentin tuaj të kuzhinës për të bërë të mundur që të krijohet pamja e një hapësire më të madhe dhe më të hapur. 

Dyshemetë me pllaka gjashtëkëndore

Pllakat në formë gjashtëkëndore i shtojnë ambjentit tuaj një stil klasik dhe bashkëkohor në të njëjtën kohë. 

Pllaka të mëdha

Kjo është një prirje që mund të presësh që çdo vit ta shikosh të përfshirë në në çdo stil arredimi. Pllakat kryesisht në ngjyra të errëta me përmasa të gjera por edhe të gjata e bëjnë kuzhinë tuaj të duken më të madhe, më e hapur dhe më pak të ngarkuar.


Më të lexuarat