Secondary Adv

Ide per arredimin e dhomes se ndenjes

Share on Google+

Arredimi i dhomës së ndenjes kërkon mjaft impenjim sepse bëhet fjalë për një nga hapësirat më përfaqësuese të shtëpisë, prandaj çdo gjë duhet të jetë perfekte.    

 

Për një arredim sa më të bukur por edhe bashkëkohor, më poshtë gjenden disa prej stileve dhetrendeve më të fundit të arredimit për dhomën tuaj të ndenjes. Arredoni plot stil, elegancë dhe përfshini elementë të ndryshëm nga klasikja tek ato kontemporanë për të krijuar një imazh perfekt të dhomës tuaj të ndenjes. Nëse po synoni të krijoni një ambjent tngrohtë, klasik, apo modern duhet ti hidhni një sy artikullit më poshtë për të parë më të mirat e arredimit për momentin.

 

 

Muret e bardha që ofrojnë ndejsinë e freskisë dhe mobiljet me ngjyra neutrale shkëlqejnë këtë dhomë ndenje kaq të gjallëruar dhe me një stil modern. 

 

Një tavolinë mesi prej druri përzihet me orendi në tone neutrale për t'i dhënë shtëpisë një ndjesi moderne pavarësisht arredimit të saj të thjeshtë. 

 

Muret dhe perdet me ngjyra të lehta në këtë dhomë ndihmojnë në theksimin e këndit në formë L-je si pikë qendrore. Karrige, qilim dhe jastëkë të modeluar ndihmojnë të zgjerojnë paletën neutrale në këtë hapësirë komode.

  

Mobilje të rehatshme tejet komode e deri te dyshemeja ngjyrë druri, krijojnë një ambjent të ngrohtë, të këndshëm dhe mjaft familjar.  

  

Ky koncept i dhomës moderne të hapur përmban piktura artistike me ngjyra të shndritshme si dhe orendi në ngjyra neutrale. 

 

Divane të bardhë dhe pllaka dyshemeje me ngjyrë të ndritshme dhe mure të bardha krijojnë një atmosferë të ndritshme dhe të freskët në këtë dhomë të hapur.

  

Trendi i veshjes së mureve me lule me stil aziatik i japin një efekt të mrekullueshëm dhe plot stil kësaj dhome ndenje kaq të bukur. Lule të freskëta dhe vazo komplementare aziatike plotësojnë detajet e ngrohta dhe plot ngjyra të kësaj hapësire.

  

Një karrige lëkure e gjelbër, kabineti blu i veshur dhe muri me ngjyrë të kaltër janë elemntët kryesorë të këtij arredimi të stilit modern. Dritaret e mëdha mbushin hapësirën me dritë natyrale.

  

Duke përdorur dy divane dhe karrige me ngjyrë kremi, projektuesi Veronica Solomon i shtoi kësaj dhome të ndenjes jastëkë të vegjël të modeluar për një pamje më moderne.

  

Për shkak të hapësisrë së pakufizuar pra të një dhome ndenje të hapur, projektuesi Veronica Solomon ka përdorur tryezën prej druri dhe qilimin për të përcaktuar dhomën e ndenjes dhe e bën atë të ndihet pak më privat.


Më të lexuarat