![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Samsung prezanton ne 2019 telefonin e palosshem
Samsung ka dhënë paraprakisht disa të dhëna rreth pamjes dhe funksionit të telefonit të palosshëm që mendohet se do të prezantohet në eventin e ardhshëm.
Gjatë një interviste për mediat ekzekutivi i Samsung u shpreh se smartphoni i shumëpritur i Samsung do të ketë funksionalitet të dyfishtë. Dipas tij ky telefon në momentin që gjendet i shpalosur ai do të shërbejë si një tablet me një ekran të madh dhe me çdo karakteristikë të një tableti të zakonshëm, por në momentin që paloset pajisja do të marë pamjen e një telefoni, me përmasa të përshtatshme për tu mbajtur në xhep.
Sipas përshkrimit paraprak të dhënë më në fund nga vetë kompania, përputhet me prezantimin e konceptit që vetë kompania ka nxjerrë në 2013, në të cilën tregohet një pajisje me një ekran të madh qëndror, kombinuar me një ekran të dytë të vogël në pjesën e jashtme, për tu përdorur kur paloset. Koh ka sugjeruar më parë se smartphoni me një dizajn krejtësisht inovativ mund të zbulohej në konferencën zhvilluese të Samsung, ku ai do të drejtonte fjalimin e hapjes më 7 nëntor. Ekzekutivi tha se do të duhet të arrijë standardet e tij para se të mund të prezantohet përfundimisht për publikun e gjerë.
"Kur ne të nxjerrim në shitje një telefon të palosshëm, ai duhet të jetë me të vërtetë kuptimplotë për klientët tanë", tha Koh,"Nëse përvoja e përdoruesit nuk është në përputhje me standardin tim, unë nuk dua të nxjerr në shitje këtë lloj produkti", u shpreh ai. Sipas kompanisë pritet që pajisja hibride fillimisht të gjejë një treg të ngrohtë, ku besohet se do të zgjerohet duke qënë se një telefon i tillë ka shumë kohë që pritet nga publiku, dhe se dizajni i tyre ishte unik dhe mjaft inovativ. Shumë prodhues janë rritur me përpjekjet e tyre për të prodhuar një smartphon të palosshëm.
Huawei thuhet se planifikon të lëshojë një smartphon të palosshëm në sasi të kufizuar në 2019, dhe Lenovo dhe Xiaomi gjithashtu kanë ngacmuar me idetë e tyre të ngjashme rreth pajisjeve të palosshme. Së fundi, LG ka investuar mjaft në ekranet fleksibël dhe disa kohë më parë shfqi konceptin për një televizor që mbështillet rreth një kutie kur nuk është në përdorim. Sipas asaj që u tha së fundmi nag vetë kompania, Samsung pritet të prezantojë modelin e ri të telefonit të palosshëm vitin e ardhshëm, në konferencën e prezantimit të pajisjeve të reja, që korespondon edhe me 10 vjetorin e kësaj kompanie.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)