Nje robot me katër krahë ka zhvilluar për herë të parë një operacion të vërtet tek një pacient në Britaninë e Madhe.
Nje pacient është shndërruar në njeriun e parë që operohet nga një robot. Pacienti vuante nga një sëmundje e rënde për të cilën si rrjedhojë edhe operacioni ishte mjaft i vështirë. Roboti me katër krahë kreu për herë të parë një operacion mbi një pacient të vërtetë. Një operacion zakonsiht kërkon që të kryhet nga një njeri i cili është doktorikirurg i specializuar për të kryer me sukses ndërhyrje të tilla kirurgjikale, gjithashtu tre asistentë të tjerë në ndihmë të tij.
Një punë e tillë u krye vetëm nga një robot i cili kishte edhe tre krahë të tjera që detyrimisht zëvendësojnë mjaft mirë asistentët e kirurgut. Operacioni mësohet se ka shukuar mjaft mirë dhe pacienti i operuar në vend që ti duheshin tre javë në spital për të marrë veten nga operacioni siç ndodh zakonisht, ai tashmë ishte gati të shkonte në shtëpitetë ditë pasi i ishte nënshtruar një operacionime proçedurë robotike. I gjithë operacioni u bë i mundur duke përdorur robotin Da Vinci Xi i cili kushton 2 milion paund, i pajisur me katër krahë me anë të së cilave bën të mundur të gjitha procedurat e zakonshme të një operacioni, si dhe është i pajisur me kamera 3D të cilat ndodhen në brendësi të trupit të tij.
Dy kirurgë komanduan robotin prej nga disa kabinave disa metra më tutje gjatë gjithë procedurës që gjati rreth tetë orë. Doktorët specialistë janë shprehur se ata kanë vite që kryejnë procedura të tilla kirurgjikale por roboti me siguri do e bëjë më të lehtë ndërhyrjen dhe gjithashtu në një mënyrë më të mirë për pacientin. Sipas tyre përdorimi i robotit e bën më të lehtë dhe të shpejtë për trupin që të marë veten nga ndërhyrja. Sigurisht që një risi e tillë është një hap gjigand drejt përmirësimit të ndjeshëm të teknologjisë kirurgjikale e cila po bën hapa para në drejtim dhe në të mirë të pacientëve.