Secondary Adv

Trendi i ngjyrave te arredimit kete vjeshte

Share on Google+

Vjeshta është një stine e bukur për ata që dinë të vlerësojnë ngjyrat e mrekullueshme të saj, të cilat gjithashtu krijojnë një arredim unik të ambjentit tuaj të brendshëm. 

 

Stina e vjeshtës njihet për ngjyrat e saj kryesisht të errëta por tashmë spektri i këtyre ngjyrave ka ndryshuar, duke përfshirë dhe përdorur mjaft edhe ngjyrat e gjalla për ti dhënë sa më shumë ndriçim dhe jetë ambjentit tuaj. Arredimi i shtëpisë tuaj do të ishte perfekt nëse do të arrihej një ndërthurje e ngjyrave më trend të vjeshtë 2018 të cilat duhet thënë në disa raste janë surprizuese, me ato të gjalla që ofrojnë edhe ndriçim të hapësirës, duke mos e bërë atë të zymtë. Disa prej ngjyrave të cilat janë trend i kësaj stine këtë vit, janë pjesë e disa fotove ilustruese për të ju dhënë juve ide për arredimin e ambjentit tuaj të brendshëm.  

 

Ngjyra bojë hiri e përdorur për kolltukun kombinuar me një tavolinë druri ngjyrë kafe të lehtë, reflekton menjëherë ndjesinë e vjeshtës në ambjentin tuaj.  

Ngjyrat e theksuara janë gjithashtu trend i kësaj stine, ku kryesisht ngjyra e mustardës të sjell ndërmend edhe ngjyrën e gjetheve të zverdhura por edhe të vetë stinës së vjeshtës. Mjafton vetëm një element me këtë ngjyrë dhe gjithçka mer pamje tjetër.  

Ngjyra vjollcë ose ndryshe ngjyra e purpurt, bashkuar me elementë të tjerë në ngjyrë ari që mund të jenë karrige apo edhe mbajtëse abazhuri të cilat ofrojnë tonet e përkryera të vjeshtës të cilat janë mjaft të preferuara këtë vit. 

Ndërkohë që ngjyra blu ngjan paksa e përshtatshme për verë, një blu në jeshile do të ishte e përkryer për nuancat e vjeshtës. Provoni ta përfshini në divane apo edhe orendi të tjera apo elementë dekori për të qënë sa më në brendësi të trendeve të kësaj stine.  

Ngjyra portokalli e theksuar është e përkryer për ti dhënë gjallëri hapësirës tuaj. Përdoreni atë në mure por edhe duke e ndërthurur me ngjyra neutrale si pjesë e arredimit në elementë dekorues, kështu siguroni një ambjent të ndriçuar të ajrosur dhe të gjallë. 

Ngjyra e tullës është pak a shumë diçka mes portokallisë dhe të kuqes, bën pjesë tek ngjyrat tipike të vjeshtës që në disa raste ngjasojnë edhe me gjethet e rëna të pemëvenë këtë stinë të artë. Perfekte për kuzhinën tuaj, ajo mund të përdoret në disa prej orendive kombinuar me ngjyra të errëta.  

Nuancat e karamelit janë mjaft të përshtatshme për muret e dhomës së gjumit. Gjithashtu mund të përdoren ngjyra e bardhë dhe bluja tek mobiljet për ta bërë këtë hapësirë më të gjallëruar. 

Ngjyra portokalli e ndezur është gjithashtu e përshtatshme për një dhomë gjumi por edhe pse pjesë e ngjyrave të arredimit të vjeshtës, ajo është e përshtatshme për çdo stinë për shkak të gjallërisë dhe nuancës së theksuar, duke mos qënë nevoja për të bërë ndryshime në çdo stinë. 

Ngjyra kafe e ëmbël nuk është vetëm një ngjyrë që përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë stinë, por ajo është gjithashtu e shndërritshme dhe e sofistikuar. Përshtatet për muret por sigurisht mund të jetë pjesë përbërëse e orendive por gjithnjë duke e kombinuar me ngjyra të lehta.      

Ngjyra e çokollatës është e përkryer për dhomën tuaj të ndenjes, përdoreni atë në orendi, në elementë të dekorit, në mure apo kudo, kombinuar me të bardhën kryesisht, dhe askush nuk do të ju konkurojë dot në arredimin e kësaj hapësire.  


Më të lexuarat