Secondary Adv

Rritja e nivelit te detit rrezikon vendet e UNESCO-s

Share on Google+

Afërsisht 50 vende të njohura kulturore dhe historike në të gjithë botën janë në rrezik shkatërrimi për shkak të rritjes së nivelit të detit.      

 

Sipas shkencëtarëve shumë prej vendeve historike dhe kulturore që ndodhen në Mesdhe, rrezikojnë të shkatërrohen për shkak të rritjes së nivelit të detit brenda shekullit të ardhshëm. Rritja e nivelit të detit po kërcënon në mënyrë të frikshme Venecian, gjirin e Amalfit, qytetin e Qipros Paphos si dhe Piazza del Duomo. Vendet të cilat mbrohen nga UNESCO për shkak se quhen zona me rëndësi historike dhe kulturore, gjenden shumë pranë zonave bregdetare dhe në këtë mënyrë rrezikojnë përmbytje të rënda dhe gjithashtu erozion. 

 

Mesdheu është shtëpia e shumë prej vendeve historike për shkak të rëndësisë historike të porteve që popullojnë zonën. Një ekip kërkuesish mblodhën të dhëna dhe gjithashtu bënë përllogaritje për të arritur në ërfundime konkrete se si do të ndikojë rritja e nivelit të detit në këto vende historike. Sipas rezultateve nga 49 vende të cilat gjenden në Mesdhe, vetëm 2 prej tyre janë imune nga gjithë ky ndryshim që pritet të ndodhë deri në vitin 2100. Sipas kërkuesve, me rritjen e nivelit të detit këto vende gradualisht do të ekspozohen nga dukuri të tilla si erozioni dhe përmbytjet. 

 

Piazza del Duomo, është i vetmi vend që është vetëm në rrezik përmbytjesh.Vendet e tjera janë në rrezik të erozionit bregdetar pasi hulumtimi zbuloi se gati 90 përqind të vendeve do të vuanin nga kjo dukuri deri në fund të shekullit. Dr Reimann tha:"Rezultatet tona ofrojnë një vlerësim të parë mbi vendet ku nevoja për ndërhyrje është më urgjente dhe mund të ndihmojë politikëbërësit në drejtimin e hulumtimeve në shkallë vendi për të hartuar strategji të përshtatshme adaptimi për secilin vend të Trashëgimisë Botërore".

 

"Një kombinim i strategjive për ngritjen e vetëdijes dhe masave të mbrojtjes duket të jenë strategjitë më të përshtatshme të përshtatjes, por gjithashtu duhet të merret parasysh edhe zhvendosja, veçanërisht kur rreziku është shumë i lartë". Çështja është e përbërë nga modele që parashikojnë se kushtet do të përkeqësohen në mënyrë progresive. 

 

Deri në vitin 2100, rreziku i përmbytjes mund të rritet me 50 për qind dhe rreziku i erozionit me 13 për qind në të gjithë rajonin. Gjetjet lehtë mund të riprodhohen dhe aplikohen në rajone të tjera ku një numër i madh i vendeve të trashëgimisë botërore sidomos zonave pranë bregdetit mund të rrezikohen seriozisht për shkak të ngritjes së nivelit të detit, për shembull Azia Juglindore. 


Më të lexuarat