Secondary Adv

Krijohet sistemi qe zevendeson pasaporten

Share on Google+

Sistemi i identifikimit të fytyrës po shndërrohet në një masë sigurie gjithnjë e më të zakonshme në aeroportet Amerikane, duke synuar edhe zëvendësimin e pasaportës.   

  

TSA që është edhe rregullatori i sigurisë së transportit në Amerikë, ka publikuar disa të dhëna se si planifikon të integrojë sisteme me të dhëna biometrike në aeroportet në të gjithë vendin. Një gjë e tillë përfshin përdorimin e shenjave të gishtave dhe skanim të fytyrës në pikat e kalimit në aeroport, që rrjedhimisht do të sjellë gjithashtu edhe shkurtimin e rradhëve të gjata. 

 

Gjithashtu me anë të këtij sistemi udhëtarëve nuk u duhet më një pasaportë me vete pasi çdo e dhënë e pasaportës së tyre gjendet në sistem. Për të bërë të mundur një gjë të tillë TSA planifikon të bashkëpunojë me një kompani që meret me sistemet e sigurisë, për të zhvilluar një sistem sigurie biometrik për udhëtarët ndërkombëtarë. Sipas zyrtarëve të TSA ata synojnë që me rritjen gjithnjë më shumë të numrit të fluturimeve nga e gjithë bota dhe sigurisht mënyrave të mashtrimit për të kaluar kufirin, duhet patjetër një sistem i automatizuar sigurie që do të bëjë të mundur identifikime të pagabueshme për secilin pasagjer që synon të kalojë kufirin. 

 

Arritja më e madhe është sipas tyre të arrihet automatizimi i disa prej komponentëve më kryesorë të udhëtimit ajror, duke filuar nga sistemi i sigurisë dhe identifikimit përmes njohjes së fytyrës dhe shenjave të gishtërinjve.Teknologjia funksionon duke kërkuar përputhshmërinë e fotos që bëhet nga sistemi identifikues në momentin e kalimit, me atë të të dhënave qeveritare. Fotot e të dhënave qeveritare lidhen me mjete identifikuese si pasaporta, ose viza.Teksa teknologjia po avancon gjithnjë e më shumë, sistemi i ri synon të reduktojë nevojën e formave fizike të identifikimit, duke krijuar sisteme që përdorin imazhe të fytyrës dhe gjurmët e gishtave për të verifikuar identitetin e pasagjerëve. 

 

Gjithësesi edhe pse një teknologji mjaft e dobishme dhe e domosdoshme në ditët e sotme, ajo vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje dhe shqetësime rreth privatësisë ku shpesh këto forma të identifikimit të fytyrës janë quajtur edhe si shkelje të etikës por edhe të të drejtës së privatësisë së personave. Shumë kanë hedhur edhe hipoteza të ndryshme rreth mundësisë që këto të dhëna të mund të keqpërdoren, sidomos kur bëhet fjalë për paragjykime racore.  


Më të lexuarat