![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
McLaren krijon makinen qe komandohet permes trurit
McLaren ka zbuluar makinën futuristike të garave e cila cilësohet si e ardhmja e F1, MP4-X që mund të komandohet përmes trurit të pilotit.
Drejtimi i kontrolluar vetëm nga truri, një shasi e ndryshueshme dhe një kabinë që ngjason me një avion luftarak, ky është vizioni i një makine garash nga McLaren dhe do të quhet MP4-X. MP4-X shfaq disa nga teknologjitë më të avancuara që janë duke u punuar në Divizionin e Teknologjisë së Aplikuar të McLaren dhe jep një paraqitje të shkurtër të asaj se si do të jenë makinat e gjeneratës së ardhshme të garave. Dizajni i ri i makinës paraqet disa prej zhvillimeve kryesore të këtij sporti, si dëshira për të bërë të mundur tenda mbrojtëse për pilotët, ndërkohë edhe përmirësimi i vlerave thelbësore të shpejtësisë dhe sigurisht krijimin e një makine me një teknologji mjaft të avancuar.
Një përfaqësues i kompanisë është shprehur se është bërë përpjekja për të kombinuar disa prej përbërësve kryesorë të makinave të F1, si shpejtësia, performanca, me elementë të tjerë të përmirësuar që mundësojnë sigurinë e pilotit, si përshembull një kabinë e mbyllur për siguri të shtuar si dhe teknologji të energjisë hibride. Përveç kulmit mbrojtës, karakteristika të tjera të makinës përfshijnë sensorë të gomave që mund të paralajmëronin për goditjet e rrezikshme përpara se të ndodhnin, një kostum gare që do të ishte në gjendje të transmetonte informacion në kohë reale mbi të dhënat biologjike dhe gjendjen e pilotit tek ekipi. McLaren thotë se shumë nga cilësitë e MP4-X do të tejkalojnë brezin aktual të automjeteve të Formula 1 me 11 fusha kyçe të zhvillimit të fokusuar.
MP4-X gjithashtu potencialisht mund të kontrollohet përmes sinjaleve që vijnë nga truri i pilotit, duke mos pasur asnjë kontroll fizik mbi automjet, ose duke përdorur gjeste ose panele instrumentale holografike brenda kabinës. Pak kohë më parë studiuesit treguan se si valët e trurit mund të kontrollonin aeroplanët me ndihmën e softuerit të ndërlidhjes tru-kompjuter (BCI). Gjatë një prezantimi publik, ekipet përdorën një kapak elektroencefalogram (EEG) me performancë të lartë për të matur valët e trurit të një 'piloti'.
Një softuer i rregulluar dhe algoritmi i konvertuan këto sinjale të trurit në komandat e dronit. Koncepti i McLaren mund të përdorë një sistem të ngjashëm. Pas aksidenteve të rënda dhe fatale të kohëve të fundit në këtë sport, është marrë parasysh ndryshimi i formatit të garave me kabinë të hapur për të zvogëluar numrin e lëndimeve dhe madje pasojave fatale që kanë pasur këto aksidente shpeshherë. Sa i përket McLaren, duket se tenda është opsioni i preferuar për të ardhmen. Koncepti i tyre mund të përmirësojë vizibilitetin e shoferit në kushte të ndryshme duke i lënë spektatorët të shohin brenda makinave.
Koncepti gjithashtu përfshin disa tipare që aktualisht janë të ndaluara në Formula 1, por ato rregulla mund të rishqyrtohen me zhvillimin e teknologjisë. Gjithashtu do të ketë një lajm të mirë për sponsorët. Ngjitëset standarde do të zëvendësohen nga një tabelë reklamash që tregon reklamat e synuara për shikuesit e veçantë në një zhvillim që do të shfaqte një pamje unike të makinës për secilin shikues.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)