Secondary Adv

Profesori i pare robot

Share on Google+

Bina48 është roboti i parë humanoid i cili është kualifikuar dhe mësuar për të zhvilluar lëndën e filozofisë në universitet.    

 

Roboti humanoid që konkretisht shfaq tiparet e një femre, është i aftë të zhvillojë leksione filozofie në akademinë ushtarake Amerikane. Roboti humanoid me inteligjencën artificiale zhvilloi dy sesione të lëndës së filozofisë në të cilat tematikat varionin nga etika, teoria e luftës aktuale, e deri tek inteligjenca artificiale në shoqëri, tematikë kjo e cila ka një rëndësi shumë të madhe në ditët e sotme. 

 

William Barry, i cili e ka përdorur robotin Bina48 për të dhënë mësim prej disa vitesh, vendosi ta përballte robotin me studentët në universitet për të parë nëse ata do të mund të mbështesnin një model edukimi liberal. Në sallë ndodheshin rreth 100 studentë. Përpara se të fillonte ora e mësimit roboti përgatitej duke shkarkuar të dhëna rreth materialeve mësimore të filozofisë. Barry i referohet këtyre materiale si dosje në mendjen e robotit. Sistemi me të cilin roboti funksionon nuk ka nevojë për kërkim të infrmacionit në internet në sajte si Wikipedia apo enciklopedi, por të gjitha të dhënat janë në bazë algoritmash, edhe pse roboti mundet ti bëjë këto kërkime të sipërpërmendura. Roboti me karakteristika të ngjashme me një femër, është i aftë të kërkojë informacione nga njohuri të mëparshme për të zhvilluar mësimin, si dhe në të njëjtën kohë gjithashtu tu përgjigjet pyetjeve të studentëve. 

 

Në fazat e para të testeve të robotit në universitete Bina48 kishte vështirësi të qëndronte në ritëm me klasën, potencialisht duke e bërë atë më të përshtatshme për vendet me shkallë të ulët të mësimëdhënies, tha Barry, sipas Axios. Bina48 u diplomua në filozofi nga një kurs kolegji që zgjati 16 javë, vitin e kaluar në Universitetin Notre Dame de Namur në Kaliforni. Ajo ishte në gjendje të dëgjonte leksionet nëpërmjet Skype dhe të bënte pyetje. Bina48 u zbulua për herë të parë në 2012 dhe u zhvillua nga sipërmarrësi Martine Rothblatt, i cili krijoi robotin si një klon të gruas së tij aktuale, Bina. 

 

Roboti ndan idetë dhe personalitetin e Binës duke krijuar një bazë të dhënash për kujtimet, besimet dhe mendimet e saj, së bashku me informacionin e marrë nga ndërveprimet e mediave sociale dhe bloget që ajo ndan. Kjo i lejon robotit, të quajtur Bina48, të shprehë mendime dhe të bashkëveprojë në biseda si një person i vërtetë, i gjallë. Ata shpenzuan më shumë se 100 orë, për të hartuar të gjitha kujtimet, ndjenjat dhe besimet e Binës në një bazë të dhënash kompjuterike. Kjo i jep mundësinë Bina48-s ta përdorë këtë informacion për t'u angazhuar në bisedë.


Më të lexuarat