Secondary Adv

Atraksionet me te vizituara ne bote

Share on Google+

Këto janë disa prej atraksioneve më të vizituara në botë që në pikun e sezonit të pushimeve regjistrojnë mijëra turistë duke e bërë të pamundur të shihen nga afër.        

 

Këto janë disa prej atraksioneve që shohin miliona vizitorë në vit, ku Vatikani si më i vizituara regjistron rreth 5 milionë njerëz që e shohin atë nga afër. Këto atraksione në pikun e sezonit të pushimeve janë gati të pamundura për tu vizituar, ku rradhët e gjata sfidojnë edhe dashamirësin më të madh të artit dhe kulturës. Për këtë arsye është më e përshtatshme që këto atraksione, më të njohurat në botë, të vizitohen në këtë periudhë të vitit për të shmangur mbipopullimin e tyre. Nga Vatikani tek Kulla e Londrës, një gjë është padyshim e përbashkët, rradhët e gjata të turistëve dhe nga e gjithë bota që vizitojnë këto vende kaq të veçanta dhe sinjifikative për secilin prej vendeve ku ndodhen. Disa prej tyre gjenden më poshtë, dhe padyshim çdonjëri prej nesh ka dëgjuar për to, ose ka pasur fatin ti vizitojë dhe shohë nga afër.  

 

Statuja e Krishtit Shpëtimtar, Rio de Janeiro, Brazil

 

Maja e malit Corcovado, i cili është vendodhja e statujës së Krishtit në Rio të Brazilit, mund të jetë një vend ekstremisht i populluar sidomos në periudhën e pushimeve kur turistë nga e gjithë bota tentojnë ta vizitojnë atë. 

Vatikan, Romë, Itali 

   

Vatikani tërheq më shumë se 5 milionë vizitorë çdo vit nga e gjithë bota dhe në periudhat e pikut të pushimeve siç është sezoni veror, është gati e pamundur të mundësh turmat dhe rradhët e gjata të vizitorëve. Prandaj kjo është edhe periudha e përkryer për të parë më mirë dhe më nga afër këtë vend.    

Galeria Accademia, Firence, Itali 

  

Galeria Accademia e cila gjendet në Firence të Italisë. Është vendodhja e disa prej punëve artistike më të famshme të Mikelanxhelos, duke përfshirë edhe Prigioni, San Matteo dhe David. Në këtë mënyrë është edhe vendi më i populluar nga mijëra vizitorë dhe adhurues arti.      

Hermitage, St Petersburg 

 

Hermitage në Shën Petersburg është një nga muzeumet më të mëdha në botë me një koleksion të artit nga më të famshmit piktorë të botës si Picasso, Leonardo dhe Mikelanxhelo. Por të gjitha këto vepra të mrekullueshme janë të shpërndara në 400 dhoma në tre kate gjë që e bën të pamundur ti shohësh nga afër të gjitha, sidomos në periudhat më të populluara nga turistët.    

Muzeu Metropolitan i Arteve, New York

 

Muzeu Metropolitan i Artit sheh miliona vizitorë të kalojnë nëpër dyert e saj çdo vit duke e bërë atë një nga atraksionet turistike më të ngarkuara të Nju Jorkut.  

Kulla e Londrës   

 

Ceremonia e çelësave është kryer çdo natë për më shumë se 700 vjet në Kullën e Londrës. Dhe vizitorët në kullë mund të organizojnë shfaqjen e tyre private të ritualit, që daton nga Edward III. Kjo është një nga atraksionet më të mëdha të Londrës dhe si rrjedhojë është përherë e e mbushur me vizitorë.

Chichen Itza, Kankun, Meksikë

 

Turistët që vizitojnë rrënojat e fisit Maja të Chichen Itza në Meksikë shpesh ankohen për rradhët e gjata dhe nxehtësinë mesdhetare, por padyshim stina e vjeshtës është e përkryer për një mot të freskët dhe një numër më të vogël turistash.

Kështjella Chapultepec, Meksiko City 

 

Kështjella Chapultepec është një nga atraksionet më të njohura në Mexico City me 12 salla të mbushura me objekte mbretërore, dhe sigurisht turistë të panumërt të cilët presin në rradhë të gjata për të parë nga afër kështjellën.

Alcatraz, San Francisko

   

Turma të shumta turistësh nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit ishullin Alcatraz në San Francisko për të parë se si ishte jeta brenda burgut të kriminelëve më të famshëm në botë si Al Capone.


Më të lexuarat